Gjykata dhe prokuroria merren me kriminelin më të madh të Maqedonisë – Kim Mehmetin?!

0
51
Kim Mehmeti - gjykata

Shkruan Kim Mehmeti në Facebook

Kush thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka drejtësi dhe se institucionet gjyqësore nuk janë efikase?

Pasi ky shtet ia doli në betejën kundër krimit dhe hajdutërisë, ka filluar beteja edhe kundër neve që e ‘ofendojmë’ popullin maqedonas, e të cilin e mbron partia e famshme LEVICA!

Shkurt e shqip: në këtë Maqedoni ku para gjithë botës brohoritet ‘Vdekje shqiptarëve’ dhe ‘Vetëm shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë” më në fund edhe unë përfundova aty, ku e kam vendin – para prokurorëve dhe gjykatave të këtij vendi, ku edhe rrugëve rrjedhë drejtësi.

S’di pse po unë ndjehem i nderuar që më ka paditur dhe jam i akuzuar nga LEVICA, nga një parti e cila të qelbë me antishqiptari dhe që më shkakton të vjella sa herë që ia dëgjoj emrin, e le më të merrem me te.

Sidoqoftë, i ftoj të gjitha LEVICA-t e DESNICAT maqedonase le t’i bashkojnë forcat dhe paditë gjyqësore kundër meje, sepse nuk kam kohë të merrem një nga një me to.

Ndërkohë ua bëjë me dije: sikur të jenë edhe vetë nipat e Leninit, e jo kjo LEVICË qesharake që janë, kurrë nuk do e realizojnë qëllimin që kanë – të më heshtin.

Kalimthi: nuk e di ku shkoi dygjuhësia dhe pse ftesa për tu paraqitur në Prokurorinë Publike është shkruar vetëm në gjuhën maqedonase?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.