Greqia kafshon Shqipërinë

0
167
Atdhe Geci, red

Greqia kafshon Shqipërinë

Zbrit në tokë zoti im, shih se çka
bëhet, atdheu ynë po zvogëlohet
Greqia kafshon Shqipërinë, është
drama e kombit të ndarë në pjesa
Serbia kafshon Kosovën është një
tjetër dramë e varreve të hapura

Çamëria pellazgjike ia dha emrin
Evropës dhe, gjuhën e perëndive
Ia dha shkencat, artin, shkronjat
e për veten zgjedhi një emër, Iliri

Më quajnë Festim Lato, jam çam
s´ jam orakull po nip i perëndive
fëmiu i nëntë çam i nënë Dajes
më i vogli i 4 motrave dhe pesë
vëllëzërve, në kokë kam Pirron,
dhe 15 mijë vjet jetë shqiptare
Çamëri, jeta ime është ndryshe
nga jetët e zakonshme, lotët e
nënës sime janë lot të dhimbjes,
lot që thërrasin tërë qenien së saj
Çamëri, si të vdesë pa të parë ty

Unë Festim Lato pyes: si ndodhi
Çamëria e Herkulit dhe Pirros të
pjeset, të ndahet nga gjiri nënës
nga gjuha dhe gjaku i Shqipërisë!
Jo, ore jo! Tërë dashurinë do t’ia
Jap Çamërisë, Shqipërisë deri në
Prevezë, në Korfuz dhe Janinë,
Shqipërisë gjithandej pellazgjisë.

Jam i lindur për të dashuruar, ti
atje mos u zemro, jam vëllai yt
Çamërinë e kam plagë në zemër!

Unë Festim Lato kam qenë disa
herë në Greqi, dhimbjet e vendit
tim i kam plagë në kraharor, unë
s´jam prej të urtëve, jam i ashpër
Greqinë e kam hedhur në gjyq,
në gjyqin ndërkombëtar të Hagës

Me shpalljen e Republikës së
Çamërisë, në Kuvendin çam dhe
arban, zhvarrosëm nga heshtja një
shekullore hirin e lashtë pellazgë

Bacë! Ali! Ju atje që na dëgjoni;
rrënjë ullirit, e kam lidhur fjalën
aty kam lotin në pemën e lashtë
eh, sa hënë e dritë ka nëpër ulli
shijen e frutit në gjuhë e ndjej!…

Çamëri, ti që le pikën e madhe të
gjakut, kopshteve, arave e malit
shesheve të qyteteve e rrënojave
po të rilindim me gjak trimash,
me dashuri nënash të plagosura
dhe me gjak trimash të atdheut!…

Atdhe Geci

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.