Hilmi Haradinaj ty vdekja nuk të tretë por të fal përjetësinë

0
407
Jahja Lluka

Nga Jahja LLUKA

Sot të përcjellëm në botën e amshimit, por vepra jote e madhe do jetojë sa të këtë frymë shqiptari. Nga pragu i shpisë sate u rritën trima e dolën heroj, të cilët ti si baba i frymëzove me urti e atdhedashuri, e atëherë kur kohrat e zeza na ranë mbi krye, vepra jote e madhe bani dritë. Bota e kuptoi që kjo tokë kishte heroj, ata i kishin lexuar në libra për Herkulin, Akilin por ne kishim vërtetë Luanin dhe Shkelzenin, ti si baba u mërzite por si shqiptar nuk u përule asnjëherë qëndrove stoik, duke i dhënë forcë dhe shpresë një kombi që historia e kishte vra dhe therrë barbarisht.

Por ishim me fat se në oda na u rritën bijtë dhe bijat, aty mësuan besën, aty mësuan kodet aty e kuptuan se çdo të thotë të frymosh shqip. Hilmi fati yt i madh ishte se linde dhe rrite trima, frymëzim për brezat e që do kalojnë kohët e do vijnë të tjerë pas por vepra juaj u la me gjak për ta shënju përjetësinë që mposhtë kohët dhe vet vdekjen. Çdo shqiptarë u përkul sot para varrit tënd me respektin dhe nderin më të madh. Aty kishin ardhë vëllezer e motra nga të gjitha trojet ku filtet shqipja, aty u bashkuan shqipojat nga gjithë kontinentet. Historia më e re e Kosovës dhe kombit shqiptarë u mbështjellë me Lavdinë e familjes Haradinaj.

Vepra jote e madhe do shndërrit mbi epoka. Vdekja ty nuk të tretë por të fali përjetësinë. Kombi ynë ka lind njerëz gjigandë burra e gra të pushkës e të penës, të urtisë dhe guximit. Tiparet e tua të një shqiptari të madh të karakterizuan, në heshtjen tënde ishte mesazhi që ne si shqiptarë t’i mbrojmë vlerat tona dhe mos ta nëpërkëmbim sakrificën tonë e cila u vulos me lotë, plagë e gjak. Në përjetësi u ndrit emri yt ashtu siç e ndritët shqiptarinë, ju dhe bijtë e pragut tënd.

Dërgoi për publikim, Skënder Mulliqi, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.