Historiku i bibliotekave të para në botë

0
1287

Përgatiti: ARGJIRA (ARI) UKIMERI

Në një kuptim tradicional, një bibliotekë është një koleksion i madh i librave, dhe mund t’i referohemi si vendi në të cilin behet mbledhja e tyre. Ato janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Sot, me zhvillimin e teknologjisë, dhe përmes organizatave të ndryshme është arritur që në shumicën e vendeve në zhvillim termi mund t’i referohet mbledhjes, duke përfshirë edhe burimet dixhitale.

E gjithe kjo ka per qëllim lehtësimin dhe marrjen e informacioneve të ndryshme, përkitazi me atë se çfarë kërkojmë ne me lehte dhe me shpejte. Por si kane evoluar keto institucione në të cilën rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave dhe kush kane qene Bibliotekat e para; Me poshte gjeni nje liste te tyre nga lashtesia ne ditet tona.
Ramsesit të II – Biblioteka më e vjetër në botë është ajo e Ramsesit të II (1292-1225) para erës sonë në Tebë. Ky vend njihet si “Lugina e Mbretërve”, ku janë varrosur faraonët më me ndikim në atë kohë. Në këtë bibliotekë janë ruajtur disa shkrime, ku tregohen histori nga fusha të ndryshme, sidomos për religjionin dhe ndërtimin e tempullit Ambus-Simbel, që është kryevepra arkitektonike botërore.

Biblioteka e Aleksandrisë – E cila u themelua në shekullin e IV para erës së re (në vitin 331). Mendohet që kjo Bibliotekë ka pasur 700.000 pergamene apo fletore. Më vonë, u dogj nga Patriarku i Aleksandrisë, Teofili.

Biblioteka e Pergamos – ndodhet në kryeqytetin ne provincen e Azisë, e përmendur në ‘Zbulesë’ si një nga shtatë kishat e Azisë, u themelua në shekullin e tretë para erës së re, dhe mbante në vete rreth 200 mijë fletore.

Biblioteka e Kongresit në Uashington – është më e madhja në botë dhe mban 107 milionë vëllime të të gjitha arteve. Është ndërtuar në vitin 1800. Kjo biblioteke eshtë përgatitur për epokën dixhitale që në vitet ’60.

Biblioteka e Harvardit – u themelua në vitin 1638, e cila në vete numëron më shumë se 15 milionë vëllime.

Biblioteka e Bostonit – u themelua edhe e themeluar në vitin 1848, më me shumë se 14 milionë libra.

Biblioteka e Britanisë së Madhe – e themeluar në vitin 1753 dhe gjithsej 25 milion libra.

Biblioteka Kombëtare e Kinës – u themelua ne 1909, dhe vizitohet nga mbi 6 mijë njerëz në ditë dhe ka 22 milionë libra.

Biblioteka Kombëtare në Gjermani, – ka mbi 18.8 milionë libra dhe 4 milionë botime të llojeve të tjera.

Biblioteka Kombëtare në Kanada – e themeluar në vitin 1953 eshte nje Bibliotekë Akademike. Ka mbi 18 milionë libra, 1100 të punësuar, që ruajnë dhe kujdesen për Bibliotekën dhe Arkivat.

Biblioteka Kombëtare e Rusisë – u themelua në vitin 1862 dhe ka mbi 17 milionë libra, 13 milionë gazeta, revista, harta etj.

Biblioteka Kombëtare ne France – u themelua në Paris në shekullin e XVI, ku ka më shumë se 12 milionë libra periodikë dhe revista.

Biblioteka e Ukrainës – ka mbi 10 milionë libra, ku çdo ditë rreth 2 mijë studentë, shkencëtarë dhe njerëz të ndryshëm e vizitojnë atë.

Në trojet shqiptare, Biblioteka e parë u hap në Shkodër. Pastaj në vitin 1920 u vendos në Tiranë, ku në të gjenden mbi 1 milion vëllime (libra, artikuj akademikë, gazeta, revista, harta, atlase)

Kosovë, Biblioteka Kombëtare u themelua në vitin 1944 dhe permban gjithsej 2 milionë tituj dhe 87 mijë artikuj të ndryshëm.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.