ISHTE NJË BIR I SHQIPËRISË

0
363

Poeti Zymer Mehani

(Skënderbeut)

Kush e ka menduar
Se mbi supin tënd
Mermeri do të bije
Kush e ka besuar
Se prej shpatës sate
Liria do të vije
Kush nuk ka shpresuar
Se trimit fati i prin
Kryeheroi im
Kush e ka ëndërruar
Se Ty zemër-burrë
Shtati t’kthehet n’gur
Sot o Kryetrim
E jotja shtatore
E ruan sypatrembur
Këtë tokë arbërore
Vogëlushët po pyesin
– Ç’bën Gjergji në shtatore
E unë atyre u përgjigjem
-Po e ruan tokën stërgjyshore
Ata brohorasin njëzërit:
– Lavdi Skënderbeut
E unë me gaz ua them:
– Ju jeni shpresa e atdheut

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.