Jemi bërë “koloni” e grabitqarëve në shtetin tonë ?!

0
613

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Kemi pritur që të zhvillohemi shumë më shpejt. Me të drejtë shumica kan menduar së Kosova do bëhët pa vonuar shumë një Zvicer në Ballkan. Kemi menduar së do të bëhëmi vend ku nuk do të ketë kaq shumë deferenca të mëdha shoqërore. Ku nuk do të këtë varfëri, ku nuk do të ketë njerëz duke jetuar më keq së kafshet në këtë fillim shekull. Kemi menduar së pasi që të pavarësohemi nga Serbia do shtohet dashuria dhe respekti për njeri–tjetrin, së do të kemi solidaritet dhe unitet më shumë së kurrë më parë. Të gjitha këto dhe shumë qka tjeter po tretët si flluskë sapuni. Kemi mbetur vendi i vetëm i izoluar në Evropë, kemi mbetur mbrapa të gjithë fqinjëve tanë në proceset zhvillimore dhe integruese. Madje, jo vëtem që gjindemi në status- kuo por edhe kemi procese retrograde.

Kemi tendeca të kthimit të sistemit komunist të kompremetuar dhe dehumanizues.Për shumë kohë shqiptarët u sunduan nga regjimet fashizoide serbe të cilët u përpoqën më të gjitha forcat të na shlyejnë si popull nga faqja e dheut. Qëndruam stiokisht para të gjitha sfidave jo të vogla duke ruajtur identitetin kulturor, duke ruajtur gjuhën dhe qenjën tonë kombëtare. E mbijetuam edhe regjimin profashist të Sllobodan Milosheviqit. E fituam pavarësinë dhe lirinë pas 90 viteve të okupimit klasik nga Serbia. Pavarësinë e paguam më qmimin shumë të shtrejtë. Më së shumti na ndodhën vrasje masovike duke mbrojtur vendin tonë, duke mbrojtur vlerat tona historike e kombëtare, duke mbrojtur tokat tona stërgjyshore.E gjithë kjo e patë qmimin e lartë.

Pavarësia dhe liria ishte opcioni i vëtem për ta hequr qafe Serbinë hegjemoniste nga qafa, por jo edhe synimi përfundimtarë i shqiptarëve. Qëllimi i të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë është bashkimi i trojeve etnike, padrejtësisht të ndara nga fuqitë e mëdha të kohës më konferenca të ndryshme. Bashkë më miqët tanë ndërkombëtar nuk e lejuam formimin e Serbisë së Madhe. Statuset e tilla politike Kosovën direkt do ta dërgojshin në greminë, dhe në një jetë shumë të veshtirë për shqiptarët. Por, që pak kush e ka paramenduar së strukturat politike të pas luftës në pushtet do tia falin dreqit në të katër anët, duke zhvatur dhe plaqkitur pronon shoqërore, duke vjedhur mundin dhe djersën e popullit të përvuajtur shekuj më radhë.

Fenomenet si krimi i organizuar, korrupcioni, vrasjët për motive politike, pa punësia e shkallës së lartë, privatizimi i egër e përfitues e kan lodhur shumë këtë popull, duke e pru buzë greminës sociale. Jemi bërë koloni e grabitqarëve në shtetin tonë, në tokat tona. Ndryshimet pozitive janë stopuar, nuk po punohet për mirëqenje dhe zhvillim. Po merren vendime jo të mira karshi të ardhmës tonë, po merren vendime të dëmshme politike të cilat po prekin edhe statusin politikë të vendit. Të gjitha këto po na ndodhin para syve tanë, e ne po sillemi shumë indiferent sikur kjo po ndodhë në ndonjë shtet tjetër. Kjo është e dhembshme, kjo është e pa falshme nga të gjithë ne, e posaqerisht nuk aryetohet gjithë kjo heshtje e intelektualëve të cilët janë vu në një kënd.

Ka qenë çështje krejt tjetër viti 1999 dhe është krejt tjetër viti 2017. Kemi menduar së tash do të kemi një situatë shumë të favorshem politike dhe ekonomike krah vendeve të zhvilliuara të Evropës, së i kemi të gjitha predispozitat. Kosova e sotme është një dështim i madh i kastave politike të cilat erdhën në pushtetet e pas luftës. Kemi mbetur larg inkuadrimit në strukturat relevante të Evropës. Na kan lodhur akrobacionet politike të njerëzve të pushtetit. Na kan lodhur llafamanit dhe premtimet boshe. Na ka lodhur propaganda e cila është bërë mbytëse. Dhe, natyrisht për të gjithë këto dështime fajtor jemi edhe të gjithë ne. Si shoqëri dhe si individ. Me nuk na ka faj Beogradi. As Millosheviqi. E as Vuqiqi. Gjërat dhe dështimet tona nuk duhet tia faturojmë askujt…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.