Jeton Kelmendi pranohet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, në Salsburg

0
1103

Shkrimtari i njohur shqiptar Jeton Kelmendi, është pranuar anëtarë i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës. Në një ceremony të mbajtur me datën 5 mars, në Salsburg të Austrisë, u bë ndarja e diplomave të anëtarëve të rinjë të kësaj akademie, e cila është një nga institucionet prestigjoze akademike në Evropë. Kelmendi, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të anëtarësimit si anëtar i rregullt i kësaj akademie, në të cilin institucion ka dhjetra fitues të çmimit Nobel. Fokusi kryesor i kësaj akademie janë shëndeti, dialogu, dhe toleranca.

Akademia Evropiane e Shkencave dhe e Arteve është themeluar në vitin 1985 në Salzburgu dhe njëra ndër objektivat e saj mbetet promovimi i dialogut ndërkombëtar për të mirën e atyre që jetojnë dhe punojnë në Evropë. Sivjet, temë e tribunes shkencore ishte “Next Europe” (Evropa tjetër).

Jeton Kelmendi është shkrimtari i dytë shqiptar, pas Ismail Kadaresë, më i përkthyeri dhe lauerat i dhjetra çmimeve ndërkombëtare. Ai poashtu është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Studimeve të Larta të Ukrainës, anëtarë i Akademisë së shkencave dhe arteve të Evropës me seli në Monte Karlo, si dhe anëtarë i shumë institcioneve prestigjoze ndërkombëtare akademike e kulturore.

Në foto me Presidentin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, z. Felix Unger

Foto lart: Jeton Kelmendi gjatë ceremonisë së pranimit

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.