JORGANIT BESË SI ZË
te bie
te fle,
te fle.
jorganit kuurrkush
besë si zë.
sa koka rrokullisën
gjaku teptiset.
thonë u gëdhi i gjymtë
u zgjua i krimbët.
2.
tjetri thonë
jorganin e la
mu të këmbët
kur xixa
i qitnin dhëmbët.
ruana zot
prej jorganit
ranë koka e koka
që i prinin vatanit.
moti prishet
gjithë mes dimri,
qelbet pranvera
kur soset dimri.
secili mbret
a mbrëtershë,
n’gjumë përgjakej
shtrat kur kishte qeshur.
Runana zot
prej jorganit,
se kallkan
na vë tufani…
SE PRAPSMI
Kur burisë i bie se prapsmi
Dergjesh honeve llagëmeve,
Dielli e përpi tokën
Toka e ikur largohet.
Vonë bëhet korrja e duhur
Se prapsmi kur gjuhet buka…
PESË GISHTËRINJ JANË TE TEPËRT
Gishtin e këmbës
E ka prerë
Katër kanë mbetur
Pesë janë te tepër
Te tjerët janë mangët.
Lojë te vetë
S’lënë t ‘hy sheqeri.
Këpuca djersitet
Prej kur jetime
Ne vlugun e lojë…
THARM I PRITJES
Unë mbledh petkat
Qe ishin për t’u tharë
Si borxhet e pa pritura te ditës
Me kuturis poshtë e lartë
zanë e përhitur
Mes urorit e eshkës
As një shkëndit e nxitur.
Unë mbledh
Petkat e thara
Se me thau
Tharm i pritjes…
NGJASONIN NE ZGAFELLË
Dalja ishte triumfale
Hyrja ishte e zbehtë,
Ngjasonte ne zgafelle te Trepçës
E diellin ua sillnin mbi kokë,
As kush s’tregonte
Për hilet e xhevahirta.
Se secili horizonte
Kishte gërdinë
Dhe ajkën shtesë akumuluese.
E hëna na ftohte
Më zi se një teneqe tejet e shpuar…
SHKËRMOQET DAULLJA
Në pjatë hahet tepër
I nxehtë fasulja
Po duhet kositur tërfili
Se do përrenjtë krisin
Kokë e vë teposhtë lule dielli.
Po netët e verës
Farfurinë dritë
Ndaj tërfili i tharë
Mos zë pritë
Se ngordhin kuajt ne misërishte.
Pa tjetër hahet fasulja
Shkërmoqet daullja…
2015-09-03
Për: meti shaqiri
Ismet TAHIRAJ
TAGRA MBLEDHËSIT
Tagra mbledhësit
Vinin o vëlla
Më orte qe
Në krah.
Na e shkelnin
Bahçen,
Ne oborr
Lulet taçe.
Më dredhë ere
Na i merrnin,
Teshat e nënës
E arkën e saj.
U gëzoheshin
Kur na u lëvarshin
Buzët
E ne fëmijë
Bubullimë qielli
Ia krisnim vajit.
Ata lugetër
Gjoksin
Hidhnin
Përpara
Maçok më lara.
Dyshekun
Na hidhnin
Ne baltë
Me çizme
E shkelnin rrastë
E më rrastë.
Ata që
Më ortek,
Na rrinin
Për para
Prapë
Na sekuestronin
Të lashtat e mbara.
Qet në zgjidhë
I shiste –kumbara.
Ata lenin
Prapa
Akujt te trashë
Si motet e çara
Në zemrat
Tona,
Të vrara…
TETË ME DY…
(akcia e pushkëve 56)
Tetë
Me dy,
Ia bënë
Katundit.
U shkërmoq
Dhe fyell
I fundit.
Seç na ishte
Një livadh
Me rrashta,
Seç na ishte
Një mal
Me bahe.
Sofra ishte
Hiç pa zebra,
Zihej lëkura
Më ca pjepra.
Ishte një shtëpi
Krejt bosh,
Seç na ish
Një tren kodosh.
Bahet xhamin
Seç na e thyen,
E livadhin
Përrenjtë e gërryen.
Vdekja tinëz
Shtëpi na hynë…..
(SEÇ NA ISHTE NJË MOÇAL)
Seç na ishte
Një mal,
Seç na ishte
Një moçal
Ne moçal
Laheshim
Mori acar
Pocerka e parë
Jo
Por edhe dytë
U thërrmua
Për ditë.
Kumbullave
Rreth me rreth
U shkelnim borën.
Për inat
Kurrë kujt
Nuk ia zgjateshim
Dorën.
Villnim rreth kumbullave
Vrer e gjak
Sllavizmat na jepnin
Dajak, ne shpinën sokak.
Seç na ishte
Një moçal,
Ne gji na merrte
Kufomë
Apo hardallë…