Kadare: Miti i serbëve për Kosovën…

0
194
Kadare - Aida Bardhyli

Këtë mit ata e kanë ndërtuar për të keqen e tyre, duke e quajtur veten të ndarë nga Kosova. Duhet të futemi në kokën e tyre për ta kuptuar këtë mit dhe në kokën e tyre Serbia është një vejushë fatkeqe që ka humbur, o bijën e saj, Kosovën, o zemrën e saj Kosovën.

Ata, që në fëmijëri, dhe jo me disa vjet, por dhjetëra, për të mos thënë shekuj, rriten me këtë mit.
Në historinë shqiptare, humbjen e madhe, thelbin e humbjes, e kishim ne.

Ata morën kurorën nga ana e jashtme dhe qanë më bukur. Kështu, atyre iu besua e qara, ndërsa ne nuk na u besua. Plus që ne kemi fajet tona, ku një pjesë e kosovarëve u afrua më shumë me Turqinë… Gabim që e bëjnë edhe sot, madje akoma edhe më shumë.

Dhe sot, ëndrra turke për të dominuar Ballkanin apo për ta ringjallur osmanizmin fillon nga një marrëzi ballkanase. Kështu janë të ndërthurura gjërat, tani ato përzihen, sikurse konflikti ruso-perëndimor, sllavo- perëndimor, ndaj rikthehet në Ballkan.

Kadare: Dialog me Alda Bardhylin
Kohë për rrëfim

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.