KANDIL I NDEZUR, VENDIT PO I BËN DRITË – poezi

0
1602

Milazim F. KADRIU

KANDIL I NDEZUR, VENDIT PO I BËN DRITË
( Zahir Pajazitit )
Akrostik

Zëri yt ngado që shkove ishte zë kushtrimi
Asnjëri s’mundi ta ndal rrugëtimin
Hapin çdo herë e qite të sigurt
Ishe fillimi i një dite të bardhë
Rininë e Kosovë e ngrite në këmbë për çlirim

Pushkë e parë e lirisë sonë, ishe Zahir
Armikut s’ ja pate frikën, qëndrove përball tij
Ju kujton sot gjithë Kosova, s’ju harron shqiptaria
Ajo pritë e zezë, nuk arritën të ju poshtërojnë
Zahiri, Hakifi, Edmondi, themeltarë të UÇK-së
I betuar në Flamur për liri, i buzëqeshur e krenar
Ti kandil i ndezur, që vendit po i bënë dritë
Ishe një shqiponjë e vërtetë, ishe syri i lirisë
Tani je yll që shndritë qiellin e gjithë Ilirisë.

FLAKË VULLKANI PËR LIRI
( Adem Demaçit )
Akrostik

Baca qysh i ri ngriti zërin për liri
As s’u tretë e as nuk humbi
Cijatje gjarpërinjsh silleshin rreth tij
Ëndrrën e kamotshme e bëri realitet
Simbol qëndrese mbeti për jetë

Atdheun e kishte mbi të gjitha
Digjej si qiriri, që të tjerëve tu bëjë dritë
Edhe pse 28 vite kaloi në burg
Mbeti mendje e lirë

Duroi shumë dhe kurrë s’u nënshtrua
Edhe para egërsirave kokën lart, në sy duke i shikua
Me ditë, muaj e vite pa mbarim
Ai gjithmonë eci vertikalisht
Çlirimin e vendit herët e projektoi
Ishte dhe mbeti flakë vullkani për liri
Të gjitha tokat shqiptare, një Shqipëri!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.