KISHA KATOLIKE “SHËN KATARINA” NË PEJË, SHËNOI DITËN E EMRIT TË SAJ

0
960
Kisha shën Katarina, Pejë

Shkruan: Lekë Mrijaj

Kisha “Shën Katarina”, në Pejë, së fundi herë është ndërtuar në vitin 1927/1928, nën monitirimin e françeskanit shqiptar e martirit shqiptar dhe i Kishës Apostolike, At’ Lorenc Mazreku (i cili u vra rrugës se Deçanit- në dalje të Pejës, nga çelulat komuniste mesjetare jugosllave), të cilën Kishë e kishte ngrit mbi themelët e Bazilikës së saj të vjetër katolike të shek. XVII.

Andaj sot, është mbajt meshë solemne në kuadër të ditës së kësaj shënjtreshe-Shën Katarinës, që është një shenjtëreshë e madhe egjiptiane nga Aleksandria, e cila ishte shumë e kamur dhe njohëse shumë e mirë e teologjisë dhe filozofisë e cila u martirizua me prerje koke, për krishterimin në vitin 307 apo në fillim të shekullit IV. Ajo u martizua nën arsyetimin se nuk pranoj t’ju flijoj zotërave të rrejshëm paganist gjatë sundimit të Maksimin Daia, e që trupi i saj nga athere e sot nderohët në Manastirin e Malit Sinai. Me konkret e themi se është pajtorja-mrekullibërsja e rinisë europiane, nxënënsve, studentëve, posaqe e vajzave.

Të pranishëm në këtë meshë të madhe shënjte, pos klerikëve të Kishës katolike e besimtarëve të shumtë të tjerë pjesmarrës, ishin edhe personalitete të shumta të jetës publike- politike e kulturore. Njëkohësisht mori pjesë edhe asistenti i KFOR-it Slloven, etj.

Meshën e sotme solemne shënjte e kryesoi, meshtari Salezian, don Tomë Mihaj, zv/drejtor i shkollës së mesme “Don Bosko” Prishtinë, nën percjelljen e don Lenc Sopit, famullitar i Kishës së Pejës, e kapelanit Ushtarak të Austrisë, si dhe meshtarëve të tjerë Dioçezan Prizren-Prishtinë. Ishte edhe kori i Kishës, që për mrekulli e pershpirtërisht bëri përcjelljën e ceremonisë eukaristike, gjatë gjithë kohës sa zgjati mesha kushtuar shënjtereshës, Shën Katarinës së Aleksandrisë.

Paraprakisht para perfundimit të meshes, ishte don Lush Sopi, famullitar në Kishën e Biztazhinit, i cili percjellë nga meshtarët dhe besimtarët, është paraqit me një Lutje Lavd e Nder, Zojës së Bekuar, për shëndet dhe mbarësi gjithëperfshirëse!

Ndërsa në fund ishte don Lenci, famullitar i Kishës, i cili i falenderoj të gjithë meshtarët dhe të pranishmit pjesmarrës në eukaristin e sotme shënjte, të cilët kishin shtegëtuar për të marr pjesë akt solemn nga dekanatët e Dioçezës Prizren-Prishtinë.

Gëzuar besimtarëve të famullisë së Pejës e famullitarit të saj, don Lenc Sopi, e meshtarve të tjerë, don Franës e don Marjanit, të cilët me devotshmëri sherbejnë në këtë Kishë Shënjte.

Zoti ju bekoftë!

25 nën. 2019

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.