Bota – 18/03/20
Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali. Kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli raporton se 475 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit, duke e çuar në rreth 3 mijë numri total të viktimave.
Gjithashtu janë shënuar dhe mbi 2 600 raste të reja me koronavirus, ndërsa në total janë rreth 35 mijë të infektuar.
Emergjenca nga përhapja e shpejtë e koronavirusit ka vendosur në vështirësi shëndetësinë në Itali. Pandemia ka goditur kryesisht veriun, me rajonin e Lombardisë që rezulton më i prekuri.
“Për fat të keq rastet e reja me të infektuar nuk po reduktohen, përkundrazi vijonë të jenë tepër të larta. Shumë shpejt nuk do të jemi në gjendje të kurojmë të dashurit tanë”, kështu u shpreh presidenti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, që ftoi banorët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet.
Autoritetet italiane i bëjnë apel të gjithë mjekëve dhe infermierëve, që kanë dalë në pension gjatë dy viteve të fundit, si dhe atyre të punësuar në struktura private, që të vendosen në dispozicion në këto ditë të vështira.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet që të ashpërsojë masat e sigurisë për të frenuar përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm. Ministri i sporteve, Vincenzo Spadafora, propozon që të ndalohen dhe aktivitetet fizike në ambjent të hapur, pasi nuk po respektohen distancat e sigurisë. /Opinion.al
Aktualitet
“COVID-19 prek mushkëritë, veshkat, mëlçinë e i nxjerr jashtë funksionit”
– 18/03/20
Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur në lidhje me shenjat që që shfaq koronavirusi, kur prek një person. Pipero thotë se shenja dalluese në kushte shtëpie është vështirësia në frymëmarrje.
Pipero thotë se koronavirusi prek së pari mushkëritë, duke i nxjerrë jashtë funksionit. Më pas, virusi prek veshkat, duke bërë që personat e të kenë nevojë për dializë, dhe më pas prek edhe mëlçinë.
Mjeku shton se koronavirusi fut në kolaps të gjithë organet e njeriut, gjë e cila shkakton vdekjen.
“Ju lutem qytetarëve të mos bëjnë doktorin, të mos harrojnë numrin 127, të ushqehen shëndetshëm dhe të konsumojnë sasi të mjaftueshme uji, të dalin sa më pak nga shtëpia, duart t’i lajnë e dezinfektojnë sa më shumë.
Simptomat e virusit janë të ngjashme me gripin e zakonshëm, nuk e diferencon dot qytetari, edhe ne mjekët e kemi të vështirë. Diferencimin në kushte shtëpie e bën vështirësia në frymëmarrje. Qytetari merr frymë, por nuk mbushet dot. Qytetarit i them që virusi në radhë të parë prek mushkëritë dhe i nxjerr jashtë funksionit. Prek veshkat, një pjesë e madhe e personave kanë nevojë për dializë. Ky virus prek mëlçinë. Pra, kalon në kolaps gjithë organet. Është një nga sëmundjet më të rënda. Unë me kolegët e mi, rrallë kemi parë septus të shkaktuar nga një virus”, tha Pipero. /Opinion.al