KORONAVIRUSI – vëllim me poezi nga KALOSH ÇELIKU

0
694
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

(Diell me dëllinja mali
te “Parku i Grave”
)

Mike, nuk e shaj Parajsën. As, “Xhehnetin”
“Parkun e Grave”, ku e përcillnim Natën.
Dhe, e prisnim Ditën. Diellin, nën dëllinja
Shkaku, se: Marrëzisht, e dua “Xhehnemin”!
Ferrin. E di, Ti. Parashikimin. Nesër, Rilindje:
Burrave, Atdheut. Shqiptarëve. Skënderbeut
Poetë. Dhe, miq Pene për Ditën e Nesërme?!

Shumë, krijime: Unë, si student. Ti, Poete
Përkrahjes Tënde: Në “Rilindje”. Parajasë.
Nana, pulat: Kur i cofnin në kotec. Lëmë
Thoshte: Është “Sipka” *. Gripi i pulave?!

Unë, Sot: Jam, një Poet rrebel. I Çmendur
Ti, një kandidate: Në listën parazgjedhore.
Partive Politike. Gjithë jetën, patriotike?!

Ehu! Sot, Nuk dua të jem deputet. Ministër
Posteve politike. Partive Njerka. Arratisë.
Kandidat, me “ Din e Iman”, në “Bit- Pazar”:
Shkupin Historik, Stërgjyshit. Dervish Carës.
“Namazet”, në xhami t’i fal me koronavirus
Trembë popullin, që s’e trembi Lufta e Kosovës
As, ajo e UÇK -ës, në IRJ e Maqedonisë (2001).

Kohë, me armë në dorë vdisnin maleve për Liri
Nuk i trembi “armiku padukshëm”. Pandemia.
Dele të nënkryeme, u futën në karantinë. Spitale
Dje, Qeveria e IRJM. Sot, Maqedonia e Veriut:
Me siguri, do t’u nxjerrë Nesër, nga karantina…

1. Grip i pulave

(Raki rrushi pi nën Rrap
përinatë koronavirusit
)

Unë , e pi koronavirusin, nën Rrap
Hije. Raki rrushi. Dhe, verëkuqe.
Nuk e dëgjoj Sot, “Doktorvirusin”.
Prandaj, më kot përpiqeni ta shitni
“Virusin” – politik, në karantinë.

“Ilaçe”, që i kam pi Dje, dhe Sot bio
Nga Nana ime e Llagjeve. Çelike:
Poezitë. Rakinë e rrushit, nën Rrap
Dy shtambat me verë të Mikes Di.
Ibrikun e larmë, me Dy çepa Lumi
Sot, e pi, me koronavirusin “mik”!

Përqafe, kam dy “hajmalia”. Nateditë:
Njërën, të Dervish Nures Llagjeve.
Tjetra, është: E Skënderbeut përqafe…

(Unë si Poet i shpallë luftë
në fushëbetejë Lirisë
)

Qeveria, i shpalli luftë koronavirusit. “Armikut”
Rrezik! Gjendje e jashtëzakonshme. Mospunë.
Unë, si Poet: Sot, i shpalla Luftë me Penë Lirisë.
Gjendjes jashtëzakonshme. Dhe, Shtetrrethimit:
I byllën çerdhet. Shkollat. Universitetet. Teatrot.
Jetën arsimore, kulturore i futën në karantinë
Popullin në burg shtëpiak. Mos dilni në rrugë!
Restorant. As, te “Parku i Grave” me dashnore
Mos fleni me gratë tuaja! Rrini, një metër larg!?

Nëse, vdisni: Jo, si të parët tuaj në luftë maleve
Po, Shtëpi. Burra, që asaj kohe ishte turp. Sot:
Varrëtarë. Kamera televizive u shtinë në varre…

(Arma e vetme patriotike
nën Gunën e Zezë
)

Qysh fëmij, Unë kam bartur armë
Edhe, Sotekësaj dite e pyes Veten:
U miqësova me to. Jo, me Poezinë?!
“Hanxhar”, me pika të larme brezi
Babai, ma dhuroi për Dtëlindje?!

Ndoshta, vonë: Dhe, një “nagëntë”
Shkaku, se: Asaj kohe mbeta gjallë.
Babai, m’i dhuroi për Poezi “Erotike”
Vëllai Madh, asajkohe: vetëm libra.

Babai, armë zjarri. Brez pas brezi
Thikën e larme me dy teha në brez.
“Nagëntin”, me fishekë. Një, në gojë
I fshehur nën Gunën e zezë. Qytet.
Tri “kashikara” serbi, xhepa. Struke
Mauzerrin, në Shtëpi. Hatulla. Çati.

Shkollë, e Babait: Dje, ende si fëmi
Kur, në klasë hyja Unë, vetë i Treti:
Thikën e larme. “Nagëntin”, në brez.

Edhe Sot, eci i armatorur në Shkup
Jo, armët e Babait nën struken e zezë.
Po, armët e mia: Tri “kashikara” rrushi
Penën me Dy tyta, nëpër “Bit – Pazar”:
Dy Shtambaverë të Mikes, nën Rrap…

(Virus kinez
apo rus
)

Po. Metoda e fundit, në Shtet: Nuk do Ligj
Rrregulla. Frikë. Vjedh, veten. Popullin.
Në, një Shtet ish Jugosllav. Neokomunistë
Nanës time, kur pulat i cofnin në kotec.
Thoshte: Cofën nga “sipka”*, në Katund?!

Sot me një frikë, në shtet Neokomunistë
Me virus të gripit normal. Edhe, të Derrit.
Koronavirusin, e shpallur politik?! Unë:
Tinëz, dal te “Parku Grave”. Ik, fatkeqësisë.

“Virus” i rrezikshëm, propgandistik televiziv
Tradicional. Sot, Neokomunist: Tito – Enver.
Pasardhësve tyre, ende si djemë, komunistë
E shpallin koronavirusin, “Sipkën” e pulave:
“Armik i paduksshëm” Neokomunist shqiptar
Pakrëndësi: A, është: Virus rus. Apo, kinez?!…

(Unë student Katundi
e Ti si Poete rebele
)

Mike, nuk dua të shkoj Sot në Parajsë
Thashë, se: E dua Ferrin, marrëzisht!
Ferrin, e kam në këtë Jetë me para
Pse, ta kërkoj në atë jetë, pa lekë?!

E di, Mikja ime. Sëmundje. Rilindje
Poetë. Libra. Miq Pene, Bibliotekë.
Student, Katundi. Ti, Poete rebele
Te, “Parku i Grave”. Qyqe, dëllinje.
Faleminderit, për vargjet. Netët Poetike
Rilindjes, me poezi erotike nën Rrap…

(Artistët Sot duhet futur
me dhunë në karantinë
)

Djali, më paraqitet me telefon xhepi:
Babi, ku je? Qesha. “Parku i Grave”.
Thashë: T’ua përcjell do lule. Puthje
Edhe, pse: Qeveria i ka ndaluar. Shteti
Unë, nuk i trembem “koronavirusit”.
E, dini pse? Gjatë kohë nuk di për grip
Artistët, Sot duhet futur në karantinë!

Djali vjen me maskë në fytyrë. Doreza
Keset, i varë hekurave të portës oborrit.
Pasi ma bën me dije me telefon, erdha.
Dhe, i ka lënë keset e najlonit te porta
Ikë, me makinë nga frika: koronavirusi.

Macet shfrytzojnë rastin, i sulen ushqimit
Nuk i tremben “armikut”. Koronavirusit.

Unë, dalë!. Ato, më e kanë marrë hisen…

(Nuk i trembem Zonjës Vdekje
kur më “shpëton” Qeveria
)

I kam, tejkaluar disa vdekje tragjike:
Vdekje klinike, në Voskopojë (2000).
Dhe, Ringjallje. Po, atë ditë në Korçë.

Rrugës në një aksident komunkacioni
Paralajmërova, Luftën 2001 – IRJM -ës:
Ringjalljes dytë, po atë Ditë, në Shkup.

Aksident komunikacioni, “Qafë – Thanë”
Tjetri: Një ditë me shi, në malin Bukoç.
Të parët e mi kaçakë, kur rrokën armët
Kryengritje Shqiptare: Thirrën, maleve!

Dhe, Sot: Nuk i trembem “koronavirusit”
Vdekje, nga e cila më “shpëton” Qeveria…

(Nuk e di kush do më vrasë
Nesër pas shpine
)

Babai, iku një ditë Vere me vapë
E vrau, në pabesi pas porte: Liria.
Trimin, që nateditë u turr maleve:
Pushkën, krahut. Fishekët. Bombat.
Burrin, që nuk e vrau dot Robëria?!

Edhe, Nana iku një ditë pas Çuke
E vrau, Pabesia. Shtëpia. Lisi Plak
Midis Livadhi. Arat. Ferrat. Malet.

Nuk e di, kush do më vrasë Mua
Nesër: Librat. Pena. Apo, Poezia?
Me siguri, jo “armiku” koronavirusi
Po, Mikja. Pabesia. Kutadi. Liria?!…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.