KOSOVA E NJË ATDHETARI TË DËSHMUAR

0
216
Hamit Gjylbegu

Hamit Gjylbegu
(1888 – 1979)

Nga Sinan GASHI

Njeri me traditë atdhetare, Hamit Gjylbegu la gjurmë edhe në krijimtarinë letrare.
Është i lindur në qytetin e lashtë të Shkodrës ku dhe nisi mësimet e para për t’i vazhduar ato të mesmet në Manastir të Maqedonisë. Pastaj vajti në Stamboll ku kreu Akademinë Ushtarake.

Aq shumë e preokuponte çështja kombëtare, sa që kur vinte për pushime në qytetin e lindjes, në qeleshen që e mbante në kokë i shkruante: “Jam shqiptar”.

Gjylbegu ishte njeri që aktivisht e dëshmoi përcaktimin e tij kombëtar sa dhe kudërvënien ndaj asaj që e nëpërkëmbëte këtë çështje madhore. Ishte aktivizuar kundër rebelimit të Haxhi Qamilit, të cilën e konsideronte lëvizje antikombëtare. Ishte për qeverinë e Pric Vidit. Po ashtu ishte pjesëmarrës në Luftën e Koplikut të 1920-tës, duke iu kundërvën serbo-malazezëve që synonin Shkodrën. Ishte përkrahës i Kongresit të Lushnjes si dhe anëtar i kryesisë së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me qendër në Shkodër. Mbajti post në qeverinë e Nolit.

Zogu e pensionoi para kohe, ndërsa që regjimi komunist i krijoi edhe më shumë trazime me nëpërkëmbje, aq shumë sa edhe ia muar të drejtën e votimit.

Pas vetes la dëshmi edhe vepra të shkruara, të cilat e nderojnë atë dhe e pasurojnë artin dhe kulturën shqiptare. Vetëm deri në vitin 1943 kishte botuar më se 14 libra poetike dhe eseistike, me motive atdhetare.

Ai cilësohej si një demokrat i vendosur, duke i dëshmuar ato përcaktime si në krijimtarinë e shkruar ashtu edhe në aktivizimin e përjershëm në rrjedhat politiko-shoqërore.

Duke e përcjellur fatin e popullit shqiptar gjithandej, ai në vitin 1925 një poezi ia kishte kushtuar Kosovës, duke e pasqyruar denjësisht dhe realisht fatin e saj të rëndë nën thundrën e zaptuesit serb, duke e përfunduar atë me një thirrje djelmënisë shqiptare që tok të angazhohen për shpëtimin e saj nga ajo zallahi shfarosëse.

KOSOVËS

Moj Kosovë, fushë e bekueme,
Deri kuer mâ, kshtu nen dhunë,
Deri kuer mâ, si e shueme,
Deri kuer mâ, tash po vuenë?
Deri kuer mâ sytë e mij,
Ta dishrojnë at bukurij?

O Kosovë, o fushë e plleshme,
Deri kuer mâ, kshtù në robni,
Deri kuer mâ, ti e preshme,
Deri kuer mâ, pa liri?
Deri kuer mâ sytë e mij,
T’a dshrojnë at bukurij?

Deri kuer mâ, ti me të hasun,
Deri kuer do të hekish zi,
Deri kuer me zemër të plasun,
Deri kuer mâ, nen Serbi?

O Kosovë, o motra ime,
Deri kuer mâ, kshtu me t’pà,
Deri kuer mâ, ndër mjerime,
Deri kuer me,lpt tuj kjà?
O Kosovë, o fushë e gjanë,
Deri kuer mâ, me durue,
Deri kur vetëm me t’lanë,
Deri kuer mâ, me t’ dishrue?

O Kosovë, o fushë e gjatë,
Deri kuer mâ, kè me psue,
Deri kuer, ti moj e ngratë.
Deri kuer mâ, kè me pështue?

O Kosovë, o bij e dashtun,
Deri kuer mâ, kshtu n’at dorë,
Deri kuer, për ty me drashtun,
Deri kuer mâ, ndër mizorë?

O Kosovë, o lulzë e bukur,
Kuer do të dalë m ajo Prandverë,
Kuer do të vi te ti si flutur,
Luer do të marr atje nji erë?

At-herë kuer, t’afrohet dita,
At-herë kuer, të vijnë bashkimi,
At-herë kuer, të zbardhin drita,
At-herë mue më vjen shpëtimi!…

Eni, djem, pra, të bashkohena,
E të punojmë për ditët e gzimit,
Rreth flamurit të betohena,
T’pshtojmë Kosovën prej Robnimit.

1925
Shkodër

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.