Kosova thërret: “Kusarët!… Ndihmë! Po më vrasin!…”

0
155
Kuvendi i Kosovës

Zymer Mehani

Këta pseudodeputetë, këta pushtetaxhinj të pështirë, të etur për poste e pasuri mu sikur djajtë për vesën e parajsës, assesi të merren vesh njëri me tjetrin. Këta lëvizin si të jenë në dremitje nën dritën e rrezeve satanike të shantazhit e të mashtrimit, e Kosova dhe populli ynë i urtë hap sytë e lëshon klithma të mprehta:
– Kusarët!… Kusarët!… Kusarët!… Ndihmë!… Po më vrasin!…

Si duket ka ardhur koha “të lindet një njeri” (ashti siç thotë Poeti I Mjerimit) për ta ndërprerë ëndrrën tone të llahtarshme e të ligë që po e shohim me sy hapur.

Perëndia më ndjeftë, por ju pushtatetarë jeni bërë për çmendinë!…

E Kosova jonë me pezm dhe nga marazi po ju thotë:
– Po më ngënjeni!… Po më vidhni!… Po më rripni!…

Por ne besojmë në shpirtin e dëlirë të popullit dhe të Kosovës sonë. Mençuria do të shkëlqejë sërish në ballin e saj, sepse kur i sëmuri rrethohet nga një dashuri e vërtetë dhe kur atij i shërbejnë persona të cilëve u dhembset jeta e tij, pa dyshim se shërohet e shpëton. Por, ruana Zot! Nëse atij i shërbejnë persona që s’ndjejnë ndonjë dhimbsuri për të, ai mund ta pësojë si është më së keqi. E ne besojmë te personat e llojit të parë…

Kjo klasë politike qenka më e dobët, më dinake, më finoke dhe më llupëse nga ç’e mendonim!… Ajo të gënjyeka pa pikë turpi dhe sy ndër sy!… Ajo faktorizoka dhe i bëka të rëndësishëm ata me gjak dhe gjuhë tjetër, madje qëndrimet e tyre pastaj na serviren si vendimtare!… Ata që kokën e kanë në Beograd dhe që janë më të llahtarshimit dinë fare mirë ta luajnë lojën, kur vëllezërit tanë grinden e çirren mes vete…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.