Ku është shpirti i Zotit, aty është liria!

0
469

Një këshillë e lutje për Eduartin dhe mijëra djem si ai, pas mesazhit të Papa Françeskut

Nga Agim Picaku

Jemi në jubileun e vizitës së Atit të Shenjtë Papa Franëeskut në Shqipëri.Ai në vizitën e parë Apostolike në Europë, u mrekullua nga mikpritja shqiptare e sidomos nga mijëra djem e vajza që e pritën me gëzim e krahëhapur. Në takimin që pati në Vatikan, me Presidentin Meta ai bëri thirrje te hapur që rinia shqiptare te mos largohet nga vendi. Atit të Shenjtë i dhemb në shpirt largimi i rinisë shqiptare, një hemoragji e pandalshme që po rrezikon themelet dhe ekzistencën e Shqipërisë, njerit nga tetë kombet themeluese te krishtërimit, atdheut te Kostandinit te madh, Gjergj Kastriotit, Papa Klementit të XI Albani e të Shen Terezës.

Ati i Shejntë beri thirrje që të ndalet kjo “arratisje” tragjike e rinisë shqiptare. Ai në anen tjetër si Peshkop i Romës e pasues i Shën Pjetrit ka bërë thirrje BE-së, Francës, Gjermanisë, Italisë e shteteve të tjera të fuqishme te perendimit qe t’i hapin dyert e tyre e të solidarizohen me refugjatet e mbare botës.

Pata fatin që këtë vit të isha mysafir në familjen e Eduart Malaj për kremtimin e festës së Shën Mërisë ose “Zojës së Merturit” siç e quan ky fis. Nuk munguan si përherë miqtë e shumtë, qirinjtë dhe lutjet. Përtej gëzimit që po festohej për nënën e Krishtit, në syte e Babait, Nene, Vellait e Motres pashë trishtim. Ai mungoi në këtë natë, por vetëm fizikisht, sepse për të u ngriten dhjetera shëndete dhe iu blatuan lutje Shen Mërisë për shëndetin, sigurinë e jetes dhe te ardhmen e tij.

E them sigurine e jetes sepse ne shqiperi kercenohet seriozisht nga mafiozet, segmentet kriminale te shtetit, nga njerezit që siç i themi ne shqiptaret s’kan as dinë e imanë. Nuk e di se ne cilin vend te Europës ka shkuar për të jetuar e punuar, por i them atij dhe mijëra shokëve të tij që të jenë krenarë për origjinën dhe atdheun e tyre, i cili fatkeqësisht tani nuk iu garanton dot jeten e të ardhmen e tyre. Mos u ndjeni te huaj në Europë!

Ajo është shtëpia jonë dhe shtëpia e lirisë njëheresh. Për atë jemi sakrifikuar e kemi derdhur lumenj gjaku. Ju nuk shkuat atje si djem planprishës, por si bijë të një kombi martir e krenar, i cili mikpritjen, solidaritetin e ndihmën ndaj njerëzve në nevoje i ka të ngulitura thellë në të drejtën e tij zakonore dhe në kodin e tij gjenetik. Duajeni Europën,bëhuni qytetarë te saj të denjë, por mos e harroni kurrë Shqiperinë, atdheun tuaj.

Thirrja e Atit të Shejnte per te mos e braktisur Shqipërinë është një apel hyjnor.E kush më mirë se ai mund ta dojë Shqipërinë? Paçi fat e lumturi në këto momente të vështira që po kalon Shqipëria, Ballkani e mbarë bota. Papa Francesku foli qartë. Jo më kot latinët e lashtë thonin: Ku është shpirti i Zotit, aty është liria!

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.