Kujtesë për njërin ndër tre komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sali Çekaj

0
730

Nue Oroshi

( Te rrasa e Kosharës njëzet vjet më parë, tokës Dardane ju vra një ushtar )

Heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar gjithmonë janë shquar me heroizëm dhe pa rrahur gjoks për të bërat dhe betejat e tyre, që ishin tmerri i armiqve tanë shekullorë. Historianët, shkrimtarët, këngëtarët dhe poetët i kanë përjetsëuar në vargje heronjët e vërtetë të kombit shqiptar. Edhe Sali Çekaj i takon plejadës së herojve të kombit, i cili moto të luftës e kishte: „Ejani me ne dhe pas nesh dhe jo shkoni ju në luftë dhe ne qëndrojmë për t’i kryer punët e tjera.

Shkrimtari dhe poeti, duke dëgjuar zanat e malit do t’i kushtonte këto vargje Sali Çekajt: “Sali Çekaj një djalë shqiptari/kush ja dha besën i pari/nga Drenica ni sokol djali/thonë me emër Adem Jashari/kush ja dha besën i dyti/ish nga Llapi ni djalë Petriti thonë me emër Zahir Pajaziti/.” E zana e malit i çon fjalë Rrasës së Kosharës, se aty ku luftohet për jetë a vdekje, Veterani i Luftës së UÇK – Sali Çekaj, po luftonte sikurse një shkëmb i pamposhtur. Motoja e tij ishte të luftojmë shkaun pa dallim se kush jemi dhe nga jemi.

Tek Sali Çekaj nuk çonte peshë orientimi ideologjik, por vetëm ai kombëtar. Pra, tek Saliu ishin të lidhura ngushtë mençuria, që e përdorte në rrethana të ndërlikuara, e sidomos në ndarjet ideologjike, që e dëmtuan tejmase luftën çlirimtare të Kosovës, e kishte trimërinë e pashoqe por këtë trimëri e përdorte vetëm kundër shkaut dhe aty ishte gjithmonë i pari dhe drejtësia – që shpesh herë gjykonte drejt karshi rrethanave politike, e mirrte vendime të shpejta pa u ndalur asnjëherë.

Sali Çekaj kur bënte thirrje për t’iu bashkangjitur luftës kombëtare, ai ju thoshte bashkëatdhetarëve se nuk ju thërrasim për t’iu përcjellur në luftë, por ju thërrasim që të na bashkangjiteni në luftë, ku ne do t’iu prijmë dhe ju do të na ndjekni mbrapa. Ishte i përpiktë dhe punonte me shumë përkushtim.

Me vite të tëra karshi thirrjeve për mobilizim ushtarak, ishte edhe shumë aktiv në aspektin politik, në organizimin e protestave dhe demostarave anë e kënd Evropës.

Sali Çekaj me kalimin e kohës, u bë simbol, i cili lidhte fijet e politikës me ato të rezistencës luftarake. Shpesh herë pas viteve të nëntëdhjeta kryente aksione ushtarake, siç ishte rasti ndaj kolonëve serbë dhe malazezë, që kishte sjellë Serbia në Dukagjin.

Sali Çekaj asnjëherë nuk e ndalte hapin. Kur punonte politikisht thoshte: “Ka ardhur koha e qëndresës ushtarake – këtë qëndresë duhet ta bëjmë shqiptarisht.“ Për përçarësit e kombit ishte i pamëshirshëm, ju ndërprente thashethenat, duke ju thënë se kemi punë me Serbinë dhe jo me njëri-tjetrin. Kurse për veprimtarët e devotshëm, ai gjithmonë i përkrahte dhe i ndihmonte për t’i kryer me nder dhe besnikëri çështjet kombëtare.

Sali Çekaj pati fatin t*i takonte katërshes së parë, që e udhëheqi dhe projektoi Betejën e lavdishme të Kosharës, ku krahas Agim Ramadanit, Anton Qunit, Rrustem Berishës dhe shumë luftëtarëve të tjerë në Kosharen legjendare, Sali Çekaj printe gjithmonë në rreshtin e luftëtarëve të parë. Këta luftëtarë patën fatin, që atë gurë të mallkuar, që na ka robëruar ta shkulin dhe ta hedhin për tokë dhe së bashku me gurin ata hodhën në tokë edhe shumë ushtarë të armikut tonë shekullor.

E poeti pas gjamës së tij njëzet vjet më pas do t’i shkruante këto vargje: “Te rrasa e Kosharës 20 vjet më parë/tokës Dardane ju vra një ushtar/kur gjëmuan malet/retë shihen përpjetë/ Sali Çekaj ishte trim me fletë /kumti i hidhur ishte i vërteti/në rrasë të Kosharës vritet Sali Çeku/e kur toka e qielli kuvendojnë me hanën/gratë e lëshojnë vajën e burrat e lëshojnë gjamën/pashë këtë tokë e pashë këtë qiell/pashë këtë hanë e pashë këtë diell/pashë… pashë… pashë besën e zotit/pashë këtë gjak t’Gjergj Kastriotit/po vajtojnë edhe fëmijët e djepit/i therrët shpirti i Sali Çekut/Në rrasë të Kosharës ky plisbardhë/i dha shembull kombit shqiptar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.