Kur jetohet në frikë ?!

0
879
Skënder Mulliqi

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Frika është bërë pjesë e jetës sonë. Në Kosovë frika ka zenë vend dominant që shumë vite. Po jetojmë më frikën e paqartësisë se çka do të na sjellë dita e neserme. Të gjithë ata që po jetojnë më standard të ulët kan telashe shumë të madhe më ndjenjen e frikës. Frikohën nga varfëria, frikësohen nga sëmundjet e ndryshme, i frkësohen vdekjës… Njeriu ynë jetojë për shumë kohë më frikën nga regjimi i huaj shovenist serbomadh. Frikësohej më të drejtë së ishte i privuar nga të drejtat elementare. Ishte i frikësuar sepse shumë kënd nuk e errte akshami dhe nuk e qelte as sabahi… Shumë familje atdhetaresh u rrahen, dhe u përsekutuan në kazamatet serbosllave deri ne vdekje. U lanë më gjakun e shqiptarëve burgjet serbe. Shumë kush atdhetarizmin e pagoi më jetë.

Mos të flasim për rrahje të çdo ditshme, për burgosje, largime masovike nga vendi e shumë gjera të tjera të cilat i përjetuan shqiptarët vetëm pse e deshten lirinë dhe e deshtën shtetin e vet… Kur të gjithë menduam së shqiptarët e Kosovës do të lirohen nga frika pas dëbimit të forcave ushtarake serbe nga Kosova, ata ranë në një frikë tjetër… Me së keqi që këto pushtete të pas luftës nuk e liruan për asnjë çast këtë popull nga frika, nuk e liruan nga stresi të cilën e sjellë jeta e keqe. Barra e jetës së njeriut tonë të lën krejt në mëshirën e kohës po bëhët gjithnjë e më rëndë. Kemi mbetur shumë largë shteteve të zhvilluara dhe standardit të lartë jetësor. Kemi mbetur shoqëri ku është mbytur vullneti për jetë më të mirë.

Njeriu ynë po humb energjinë për gjera sekondare, së kështu po dëshiron klasa sunduese. Grupet e krijuara politike kan futur në funksion ndjenjën e frikës, që më lehtë ti realizojnë synimet e tyre makabre.Frika nga e nesermja është duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë. Gjenerata e re po jeton më frikën që të gjejnë një vend të punës. Kjo frikë është e arsyeshme sepse kaluan 17 vite të shtegtimit në liri e shumë të rinjë kan mbetur duke i frekuentuar entet për punësim. Edhe ajo katregori që po punojnë po jetojnë më frikën së shumë lehtë mund të humbin vendin e punës. E humbin së punëdhënësit nuk po e zbatojnë ligjin e punës.

Po hudhet shumë kush si leckë e pavlerë siq thuhet vëtem për një fjalë goje, ose një delikt shumë të vogël, ose po largohen nga puna duke mos marr asnjë arsyetim. Si është e mundur që njeriu mos të jeton më frikën përmanente, kur dihet së nga askush nuk mund të prêt ndihmën edhe më të vogël. Shoqëria i ka qitë në harresë, sepse pushtetin në Kosovë e kan marrë bandat. Njeriu sa më shumë që e kaplon frika është edhe më shumë i mvarur. I mban gjallë një shpresë së ndoshta tiranët të cilët ua kan rrembyer lirinë mos po iu shtrinë dorën e ndihmës. Politika aktuale nuk po gjen dhe as nuk po dëshiron të gjën alternativa të reja për dalje nga kriza ekonomike. Pushteti vetëm sa po manipulon më shoqërinë duke e frikësuar ate edhe më shumë.

Këta burreca të elitës politike në pushtet nuk kan mundësi të zbresin kurrë të hallegjinjët e shumtë, sepse janë të “zënë” më punë hajnish. Kryeministri austriak shkon në punë më tren dhe qantë ta varuar në krahë ! Këta megalloman në krye të institucioneve të një shteti miniaturë janë bërë taksirati i miletit, po enden më vetura shumë të shtrejta .Ai pushtet i cili e kontrollon shoqërinë më frikë, një ditë e prêt edhe mallkimi… E kan ndotur edhe ambientin e informimit public më gjëra të cilat nuk kan as një lidhje më jetën ! Të gjithë të tjetër në shoqëri po i konsiderojnë si elemente të jostabilitetit politike dhe jo stabilitetit ekonomik.

Asgjë nuk e rrënon shtetin dhe shoqërinë së sa autokratet dhe tiranët në pushtet. A ka më tragjike për një popull kur individët e caktuar janë bërë allfa dhe omega !? Sigurisht së nuk ka. A kë gjë më keq kur manipulatoret dhe hoshtaplerët politikë ngritën mbi çdo vlerë shoqërore ? Të tillët nuk i gjën në kontinentin evropian… Ne emer të stabilitetit të rrem e luftojnë stabilitetit real.Këta në vend të shtetit ligjor dhe funksional po na ofrojnë frikë për të ardhmen tonë. Nga kjo frikë do të lirohemi, vëtem atehërë kur t’i largojmë nga pushteti këtë klikë të tiranëve…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.