Kur presidenti i Turqisë i thoshte Millosheviqit, se edhe turqit duhet të luftojnë terroristët

1
1337

Portalionline.com | 05/12/2016

Derisa shqiptarët e Kosovës po përpiqeshin që të çliroheshin nga Serbia, presidenti i Turqisë Sylejman Demirel (në foto) i shkruante “kasapit” të Ballkanit, se edhe turqit duhet ta luftojnë terrorizmin.

Njohësi i historisë Salih Mehmeti kujton qëndrimin që shteti turk e kishte mbajtur gjatë luftës në Kosovë.

“Në vitin 1998, Adem Demaçi në cilësinë e drejtorit politik të UÇK-së i ban thirrje Turkisë që të jetë ma aktive në zgjidhjen e problemit të Kosovës. Por këto pritje u kthyen në zhgënjim të plotë kur edhe vetë kryetari turk, Sylejman Demirel në letrën drejtue Millosheviqit i thotë «Edhe Turkia duhet me luftue terrorizmin brenda territorit të saj», demek si kurdët që janë problem për Turkin’ ashtu edhe shqiptarët janë për Serbinë. Kjo politikë sehiri e Ankarasë ishte kritikue jo pak nga Qosja në librin e tij «La question albanaise» (Paris : Fayard, 1995: 233). Ajo çka bjen në sy asht se si baci ashtu edhe Qosja e ndryshuen qëndrimin kundruall Turkis’ në momentin kur Hasha e çimentoi lidhjen e tij me Erdoanin.

Prej 2011-ës e tutje, si pasojë e «geopolitical shifts» Ankaraja gjithnji e ma shumë ngulmonte në vendosjen e trupave të saj në kampin Bondsteel. Në këtë kohë, Demaçi bahet terxhumani personal i Thaçit për me e racionalizue këtë afri të panatyrshme. Autori i «Gjarpnjive të gjakut» që në vitet 50’ta kritikonte Turkin’, tani po thoshte «Merreni pak ma me sabër këtë dashuri të madhe që po e shpreh Turqia ndaj nesh, merreni pak me kallajllëk dhe me javash».

Edhe Qosja e ktheu në anën tjetër diskun. «Mos flisni me gjuhën e shkaut për turkun», thojke. Kështu dolën në sipërfaqe do ahmaka e psikopata si Bardhyl Mahmuti, Ahmet Qeriqi e turli karakteri tjetër grotesk që kqyrin me e ba ma të pranueshëm penetrimin turk, veçmas te «krahu i luftës». Me pak fjalë, portat e kështjellës janë hap jo prej hoxhallarëve vahabistë po prej strukturave të prejardhuna prej devalvimit të luftës”, ka shkruar Mehmeti.

1 KOMENT

  1. Popullata Turqelike e shtetit Turk, eshte deshmuar si popullata me rrence ne planet, dhe nje pjese e popullates shqiptare e kane trasheguar rrenen sikurse personat e anatemuar ne kete shkrim te Salih Mehmetit… i cili shkruajti mire por akoma e mban emrin turkopisik.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.