Kurti: Grenell, si një vaksinë në dialogun Kosovë-Serbi

0
389
Kurti - Grenell

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si “vaksinë” medicinale rolin e Richard Grenell në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, raportet me SHBA apo me Bashkimin Europian nuk mund të jenë vetëm, ose servilizëm, ose armiqësi.

Unë nuk i përkas atyre që me SHBA apo me BE dhe faktorë të tjerë perëndimorë thonë se mund të kemi vetëm dy raporte: ose servilizëm ose armiqësi. Është e mundur partneriteti dhe aleanca, që janë e vetmja rrugë e duhur përpara. Nuk ndaj të njëjtin mendim me të gjithë zyrtarët amerikanë që merren me Ballkanin. Nuk jam në detyrë të fitoj dashurinë e të tjerëve, por të mbroj interesat e popullit të Kosovës”, tha Kurti.

Sa i përket marrëdhënieve me ambasadorin Richard Grenell, kryeministri në detyrë i Kosovës dha këtë përgjigje:
Grenell ka patur rolin e një vaksine. Pse? Fillimisht tha se, Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallrave ndaj Serbisë dhe kjo e fundit të ndalë fushatën ndaj mosnjohjeve ndaj Kosovës. Ndërsa më pas thoshte vetëm hiqeni taksën. Më pas e hoqëm taksën 100%, se ashtu e kishim programin dhe e zëvendësuam me recipriotitetin me Serbinë dhe na tha “hiqeni edhe këtë”. Unë këtë nuk mund ta bëj. Mund t’i jap SHBA-së çdo koncension kur e duan nga Kosova, por jo për Serbinë. E kuptoj Serbinë më mirë se ambasadori Grenell. E njoh Serbinë më mirë se ambasadori Grenell”.

Marrë nga Nacionale.Info

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.