Kush janë tetë drejtorët e parë të dorëhequr në Shkodër, pas urdhrit të kryeministrit Rama…?!

0
532
Tetë drejtoret e dorëhequr

FOTO / ShkodraWeb.com

Në një iniciativë të paprecedent në 30 vitet e fundit, kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtorët rajonalë të qarkut Shkodër të dorëhiqen nga postet e tyre. Kërkesa u është bërë ditën e djeshme (e merkurë) në një takim në selinë rozë në Tiranë. Pa u mbushur 24 orë, kanë ardhur dorëheqjet e para nga këto poste, ndërsa janë mësuar edhe emrat e parë.

Luan Heta, ish- kryetar i PS Shkodër dhe i përfolur si kandidat për kryetar të Këshillit të Qarkut, ka dhënë dorëheqje nga drejtor i Hidrocentralit Vau Dejës.

Edmond Emini, i emëruar kryetar i PS-së qytet në prag të 30 qershorit, ka dhënë dorëheqje nga drejtor i Albaposta.

Fuat Alibali, ka dhënë dorëheqje si drejtor i njërit prej sektorëve të OSHEE/KESH.

Astrit Beci, ish- deputet dhe ish- drejtor i FSKDSH-së, i përfolur si koordinator i mundshëm në vend të Valdrin Pjetrit, ka dhënë dorëheqje si drejtor i Shëndetit Publik.

Mustaf Kraja, ka dhënë dorëheqje si drejtori Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë.

Agim Dardha, ka dhënë dorëheqje si drejtor i Administratës së Zonave të Mbrojtura.

Kadri Ymeri, ka dhënë dorëheqje si drejtor i Zyrës Arsimore Shkodër.

Ardian Dajti, ish- kandidat për deputet, është dorëhequr nga posti i drejtorit të Spitalit Rajonal Shkodër.

Sipas gjasave, numri i drejtorëve të dorëhequr është më i lartë, por deri tani janë mësuar vetëm këto emra. Në orët në vijim, priten edhe emra të tjerë drejtorësh të dorëhequr pas kerkesës së kryeministrit Rama.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.