KUSHTETUTA E SHQIPËRISË – SHKARKIMI I PRESIDENTIT

0
1040
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Sqarim nga Arben Çokaj

Për ata që nuk kanë njohje juridike, por edhe për ata që kanë keqkuptime në interpretimin e përcaktimeve kushtetuese, ja nenet përkatëse, me të cilat Kuvendi i Shqipërisë e shkarkon Presidentin e Republikës:

Neni 90

1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Neni 91

1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.

Si e kuptoj dhe e interpretoj unë Kushtetutërn në këtë rast, pasi procedura ka filluar për shkarkimin e Presidentit. Nëse gjërat ecin sipas parashikimeve ligjore, Presidenti do të shkatrkohet një ditë nga minimalisht 94 deputetë në Kuvend. Pastaj hyn në fuqi Neni 91, pika 1, ku vendin e tij e zë Kryetari i Kuvendit, nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese për interpretimin dhe miratimin e vendimit të Kuvendit. ok? Juristët në veprim…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.