KUSHTI I SERBISË DHE KUNDER KUSHTI I KOSOVËS

0
211
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Nga Binak MAXHARRAJ

Serbia është mesuar nga leshimet e pales shqiptare ne dialog me Kosovën,sepse gjatë gjithë procesit te dialogut Kosova në krye me Hashim Tgaçin nuk i veri kurrfarë kushtesh anipse kishte për çfarë ta kushtezoi,bile nuk e kushtezoi as me kermim falje e le më për masakrat dhe demet e luftes qe do ta qiste Serbinë ne dy gjuj por e lëshoi Serbinë te merrë primatin ne dialog çfarë edhe po e shfrytezon shumë mirë deri me tani.

Kurse nga ana tjetër Serbia gjithëmonë ishte e gatshme të vjejë kurtha për Kosovën si brenda dhe jashtë sajë duke ia mshelë shtigjet ne te gjitha anët.

Serbia e patë ndërprferë dialogun për dy vite për shkak te në takse e cila u rritë 100% ne mallrat serbe qe hynin në Kosovë, çka është plotesidht e drejtë e çdo shteti qe te vejë taksa për ta mbrojtë ekonomin e vetë. Si shembull Amerika dhe Kina u këputën duke i vu taksa njera tjetres.

Siç dihet taksa u hoç nenpresionin e ambasadorit Grenell pa drejtesishtë duke i bërë presion te pa parë qeveris Kurti qe ta heq taksën derisa e rrexoj me ndihmën e Isa MUstafës dhe Hashim Thaçit.NGa ana tjetër ambasadori Grinell tregohën i matur dhe nuk kërkonte asgje nga Serbia bile nuk donte me ndi as kur Grenell kerkoi qe te ndalen çnjohet.Thjeshtë ai u injoruamnuk u përfilla nga Serbia.

Porsidoçoftë takas e patë bërë efektin e vetë e cila gadi për dy vitet e bllokoi Serbinë.Serbia për këtë e ndërpreu dialogun njeanshëm,e alarmoi botën për taksen dhe enddërpreu dialogun deisa i erdhi ne ndihmë Grenall si mik i Serbisë qe edhe ia hoqi taksen bile edhe reciprocitetin.

Dhe posa filloi dialogu në këtë vitë Serbia përseri nuk është e kënaqur me dialogun.Duke e parë se e ka humbur rrugën ne sokak për shkak te nacionalizmit euforik te Serbisë ndaj shqiptarve nuk guxon jo ta njoh Kosovën por as ta përmend.:kjo me se miri u pa në Shtepin e Bradhë kur Vuçiq i tha JO Trumpit nuk e njohë Kosovën si shtet te pavartur dhe pikë.

Por tashti në kohet e fundit veç kur ka filluar dialogu, dhe kur Serbia e ka te qartë se është djegë karta e Vuçiqit dhe Thaçit për ndarjën e Kosovës i ka hyp hylmyqes tjeter për te nxjerrë ate çka mundet ne dialogun me Kosovën. Sot ajo ne dialogun me Lajçak insistoi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe.

Pse Serbia insiston perseri ne formimin e këtij Asociacioni kur kjo punë njeherë ka marrë fundë?
Asociacioni nuk do ta ngritë Swerbia ne nivel te dialogut, sikur ai Asociacion te behej me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, pra një asociacion normalë, siç eësht ai Asociacioni i komunave me shumicë shqiptare i formuar vite më pare.

Por Serbia nuk e done një Asociacion te këtillë te cilin e pat aprovuar ne vitin 2015 edhe Parlamenti i Kosovës. Por ajo done diçka më shumë qe Asociacioni… të ngritet ne një nivel me te lartë, por ate këtë kompetenca ekzekutive me ligjet e veta, me kontrollin e teritorit te vetë, me olici dhe gjyqesi te vetë pa i dhanë asnjë logari gjyqesisë ne nivel qendror, por e done te lidhur më Beogradin. Një gjë e ktillë nuk guxon te ndodhë, sepse formimi i Asociacionit te këtillë eshte i rrezikshëm gadi sa ndarja e Kosovës.

Dhe këtu i dhembë Serbisë e cila insiston qe ne dialog te bisedohet për Asiciacionin.., me kompetenca ekzekutive.Bile sot Kreu i delegacionit të Beogradit në bisedimet me Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë të enjten në Bruksel se pala serbe kushtëzon përparimin në dialog me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Por,këtij kërcnimi duhet ti përgjigjet edhe pala Kosovare, delagacioni i Kosovës duke i venë kushte Serbisë për vazhdimin dhe përparimin në dialog.Nese Kosova perseri “kërcnohet” nga jashtë për ta shtruar ne tavolinë çeshtjën e Asociacionit, ajo duhët te ngulë kembë se edhe Kosova e kushtezon vazhdimin e dialogut nese dhunshëm detyrohet qe kjo çeshtje te diskutohet, sepse diskutimi për këtë temë do te ishte katastrofale për Kosovën njesoi sikur ndarja e Kosovës. Pastaj Kosova duhet ta kushtezoi vazhdimin e dialogut për Asociacionit edhe me kushte tjera, te cilat Thaçi nuk ka guxoftë as ti përmendë, siç janë kërkim falja për krimet dhe gjenocidin e berë në Kosovë, për separacionet e luftës me te cilat Serbisë do te ia mbyllte gojën.

Është pra koha qe Kosoava te jetë me guximshme ndaj Serbisë në shtruarjën e kërkesave dhe kushtezimet ndajë Serbisë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.