KUVENDI ZGJEDHOR I SHOQATËES PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS

0
412

ME SELI NË PRESHEVË, MBAJTUR MË 13 TETOR 2018, NË AMFITEATRIN E SHTËPISË SË KULTURËS “ABDULLA KRASHNICA” NË PRESHEVË

Prof. Xhemaledin Salihu, zgjidhet kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, në mandatin katërvjeçarë, 2019-2022/

Kuvendin zgjedhor të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e hapi Xhemaledin Salihu, kryetar dhe kërkoi një minutë heshtje, në nderim të Prof. Zeqirja Fazliut,të ndjerë, ish kryetar i Kuvendit të kësaj shoqate.

Pastaj propozoi Kryesinë e punës së Kuvendit zgjedhor në përbërje të: Xhemaledin Salihut, Hysamedin Ahmedit dhe Demush Berishës.
Për të vazhduar punimet e Kuvendit zgjedhor, Xhemaledin Salihu propozoi Hysamedin Ahmedin, për kryetar të Kuvendit të ardhshmën, me mandate katërvjeçarë.

Kuvendi votoi dhe me vota unanime delegatëve të Kuvendit, Hysamedin Ahmedi u zgjodh kryetar Kuvendi.
Kryetari i Kuvenditi përshëndeti delegatët për besimin e dhënë dhe propozoi rendin e ditës, i cili u aprovua njëzërit nga delegatët e Kuvendit zgjedhor:

1. Zgjedhja e Kryesisë së Punës së Kuvendit zgjedhor
2. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të SHTKK-së
a/Fjala përshëndetëse e kryetarit të Kuvendit
3. Fjala raportuese e kryetarit të SHTKK-së, për punën katërvjecare, periudhën 2015-2018, të SHTKK-së.
4. Shqyrtime dhe aprovime të ndryshimeve statutare:
a/Në Statut, në secilin nen, aline ku shkruan Shoqatë të zëvendësohet me Qendër e Trashëgimisë, por në konsultim me Agjensionin e Regjistrave Ekonomike në Beograd,
b/Neni 11, alineja 2: Këshilli drejtues numron 11 anëtarë, të cilët i zgjedh dhe i
shkarkon Kuvendi i SHTKK-së
5. Zgjedhja e Këshillit Drejtues të SHTKK-së
a/Zgjedhja e kryetarit të Shoqatës për Trashëgimi, 2 nënkryetarëve dhe sekretarit të Shoqatës
b/Fjala përshëndetëse e kryetarit të posazgjedhur të Shoqatës
6. Zgjedhja e Këshillit mbikëqyrës I SHTKKK
7. Eventuale

Delegatët e Kuvendit aprovuan ndryshimet statutare, të propozuara nga Xhemaledin Salihu, kryetar dhe e obliguan kryetarin e Kuvendit dhe të Shoqatës që të kujdesen për këto ndryshime që të zënë vend në Statutin e Shoqatës si dhe ndryshimet lidhur me emërtimin e Shoqatës në Qendër e Trashëgimisë, në konsultim më Agjensionin e regjistrave Ekonomikë në Beograd.

Poashtu me diskutimet e shumta dhe propozimeve të delegatëve në Kuvend u pasurua fjala hyrëse e kryetarit dhe detyrat e obligimet e ardhshme të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore.

Kryetari i Kuvendit propozoi Xhemaledin Salihun, për kryetar të SHTKK-së, Nehat Ramizin nga Bujanoci dhe Rrahman Hysenin nga Medvegja, për nënkryetarë të Shoqatës për Trashëgimi, ndërsa Mustafë Ahmedin, për sekretar të SHTKK-së.

Anëtarë të tjerë të Këshillit Drejtues u propozuan: Shqiprim Fejzullahu, Ali Sinani, Naser Duraku, Avni Shaqiri, Sevdail Hyseni, Selver Limani dhe Rexhep Abazi.

Në votim, delegatët e Kuvendit zgjodhën njëzërit, pa asnjë votë kundër dhe abstenim, kryetarin,nënkryetarët, sekretarin dhe anëtarët e propozuar për Këshillin drejtues të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore.
Kryetari propozoi anëtarët dhe e aprovuan këtë propozim delegatët e Kuvendit, Këshillin Mbikëqyrës në përbërje të: Ramadan Ramadani, Qemal Haliti dhe Limon Kadriu.

Në fjalën përmbyllëse të kryetarit të posa zgjedhur Xhemaledin Salihut u tha se falenderon delegatët për besimin e dhënë, se nap resin detyra dhe obligime, me të cilat arsyetojmë zgjedhjen tonë dhe propozoi dhe njëzërit u aprovua që anëtari i deritanishëm Demush Berisha të jetë anëtar nderi i Shoqatës, të nderohet me mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë tetëvjeçar si dhe është i barabartë në punën dhe veprimtarinë e Këshillit drejtues, përshkak se gjatë kësaj kohe shprehu vetëm pozitivitet në aktivitetet e tija, por përshak të moshës u lirua nga anëtari në Këshillin drejtues të Shoqatës.

RAPORT PUNE PËR PERIUDHËN 2015-2018 E SHOQATËS PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë u themelua me 16.10.2010 dhe qëllimi themelor i saj është hulumtimi, gjurmimi, evidentimi, regjistrimi, ruajtja dhe mbrojta e Trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore, zhvillimi dhe kultivimi i krijimtarise kulturore dhe mbrojtja e ruajtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa misioni i saj është mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë dhe kultivimi i kulturës shqiptare.

Në periudhën 2015-2018, Shoqata për Trashëgimi pati veprimtari dhe aktivitete të shumta.
Pra, SHTKK organizoi 4 Konferenca shkencore:

1.SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE VISEVE TË TJERA ETNIKENË ISH-JUGOSLLAVI, NË MBARIM TË LDB
2.Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, siguria dhe marrëdhëniet shqiptare-serbe, më 1 korrik 2017

3. MË 7 NËNTOR 2017, SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTRORE E LUGINËS SË PRESHEVËS NË MEDVEGJË, ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË AKADEMIK IDRIZ AJETI ORGANIZOI KONFERENCË SHKENCORE PËR JETËN DHE VEPRIMTARINË E ALBANOLOGUT IDRIZ AJETI.

4.Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare, më 6 e 7 korrik 2018
Botoi 4 libra shkencore:
1. Presheva, Bujanoci, Medvegja, dje, sot dhe nesër, Prishtinë, Instituti Albanologjik, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 2015

2. Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, Gjilan, Kurora, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 2016
3.RAINCA-VENDBANIM I VJETËR DARDAN SHQIPTAR NË RAJONIN E PRESHEVËS/ në autorsi të Xhemaledin Salihut, kryetar i SHTKK/, Gjilan, Kurora, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, 2015
4. Në nëntor të vitit 2017 doli nga botimi libri i autorit Xhemaledin Salihu:Presheva-pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj /Monografi/

Në Gjilan, më 7 maj 2015, në sallën e Universitetit “Kadri Zeka” u promovua libri : “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja-dje, sot dhe nesër” në botim të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës.Më vitin 2015, poashtu organizuam promovimin e librit: Rainca, vendbnim i vjetër dardan shqiptar në rajonin e Preshevës.Promovimi i librit: “Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB” , më 20 mars 2017, në Bujanoc.
POASHTU, MË 27 GUSHT 2017, SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS MORI PJESË NË MANIFESTIMIN MBARËKOMBËTAR FESTËN E PLISIT TË BARDHË, TË CILIN E ORGANIZOI SHOQATA “BYTYÇI NGA TIRANA.

Më 12 prill, SHTKK organizon debat, në temën:Diversiteti feta dhe ndikimi I kulturave të huaja ndër Shqiptarë, me ligjërues Prof.dr. nebi Islami.

Më 19 prill 2018, SHTKK organizon debat: Faktorët e zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës, në bashkëpunim me Agjensionin për Zhvillim në Preshevë.

Më 5 maj 2018, SHTKK organizon promovimin e librit, të autorit Xhemaledin Salihu:Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj.

Më 2 qershor 2018, ne organizim te Shoqates per Trashegimi dhe Krijimtari Kulturore dhe OJQ Kerko te drejten Tende u mbajt Debati, me temen: Roli dhe rendesia e shoqerise civile ne komunen e Presheves, ku moren pjese shume OJQ te komunes se Presheves.
Më 6 e 7 korrik, SHTKK organizon konferencën shkencore: Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e LP dhe viseve të tjera shqiptare.

Më 26 gusht 2018, SHTKK merr pjesë në Festën e Plisit të Bardhë në Tiranë, me një program të Këngëve dhe Valleve burimore të Luginës së Preshevës.

Më 29 shtator 2018, me rastin e Ditës së Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, në Bujanoc, SHTKK organizon Ekspozitë arti dhe fotove të trashëgimisë kulturore dhe një program kulturor artistik.

Detyrat e ardhshme të SHTKK-së

-konsolidimi i Shoqatës dhe Këshillit Drejtues me kuadro të reja, sidomos ekspertë të lëmive përkatëse:arkeologë, arkitektë,historinë, e tjerë dhe lirimin e disa kuadrove qe kane dhene kontribut shume per SHTKK e qe tashti jane ne moshe ose qe jane te sterngarkuar me detyra ne pune dhe veprimtari te tjera.

-sigurimi i një lokali për Shoqatën, për të ndërmarrë dhe për të kryer detyrat e parashtruaradhe veprimtarinë e saj,
-bashkëpunimi me simotrat, Shoqatat të njëjta, rasti I Muzeut të Kosovës,
-angazhimi i Shoqatës për themelimin e një Muzeu dhe Arkivi në Preshevë dhe Bujanoc,
-botimi i librave me kumtesat e dalura nga mbajtja e Konferencave shkencore:

-organizimi i Konferences shkencore, për çdo vjet:
-mbledhja e materialeve dhe botimi i librit:” Këngë dhe valle të Luginës së Preshevës” me nota,
-ngritja e Shoqatës në nivel të Qendrës apo Institutit për Trashëgimin dhe Kulturën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës me seli në Preshevë,

-realizimin e projekteve lidhur me organizimin e tribunave shkencore, tryezave, debateve, lidhur me 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, për sivjet:
-takimeve të shoqatave, akademive solemne e përkujtimore, promovimeve të librave e të tjerë.
-hartimi i Listës së vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë që do të kërkohet të hyjnë nën mbrojtjen e shtetit-Entit për mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish,

-hartimi i Listës së vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë që do të kërkohet nga Kuvendi Komunal i Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës të marrin tretmanin e të mirave kulturore komunale dhe të marrin mbrojtjen e komunës,
-regjistrimi digjital me datobazë i vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë, të komunës së Medvegjës,
-përpilimi i Hartës topografike të vendeve, objekteve dhe të mirave të Trashëgimisë,
-vuarja e TABELAVE me vërejtje se janë vende, objekte dhe të mira të Trashëgimisë, sëbashku me Drejtoratet për Urbanizëm dhe ate të Inspektorateve komunale.

-Seminare, simpoziume, përvjetorë, Tribuna të ndryshme, promovime e forma të tjera veprimtarie dhe
-debate mbi arsimin, kulturën dhe informimin në Luginë të Preshevës,
-organizimi i Ekspozitave individuale e kolektive të artit,e tjerë,
-organizimi i programeve kulturore artistike me rastin e Ditës ndërkombëtare të Trashëgimisë kulturore dhe asaj kombetare, jubileve e të tjera.

PRESHEVË, MË 13 TETOR 2018
Kryetari,
Prof. Xhemaledin Salihu

Dërgoi për publikim, Milazim Kadriu, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.