KY ËSHTË PROFESOR NEHAT RAMIZI

0
554

Shkruan Rrahman Hyseni

Fytyra e profesorit shkëlqen, buzëqeshja e tij të dhuron dashuri, fjalët të bëjnë ta dëgjosh vëmendjen më të përqëdruar në bashkëbisedim. Një jetë ia fali diturisë pa psherëtima, pa bujë. Aty ku jetën dhe gjysmën e zemrës la në vendlindje, aty ku ndjen dashuri, mall dhe ditë gëzimi, aty ku kujtimet rinore e përcjellin në çdo cep të vendlindjes. Pra, profesori e kuptoi në rini se nga fuqia e penës mund të arrijmë ta njohim dhe të na njohë bota. Profesori vazhdon po me atë vullnet dhe me të njëjtën dashuri deri në ditët sotm Ai nuk u ndal në këtë rrugë të pambarimtë, por të bukur.

I dashur bujar, human i qetë e punëtor. I tillë është dhe sot profesori i respektuar nga Bujanoci, z. Nehat Ramizi.
Dan Rather për mësuesin tha:” Ëndrra fillon me një mësues, i cili beson në ju, i cili ju shtyn dhe ju shpie në një plato tjetër. Nganjëherë ju ngacmon me një shkop të mprehtë të quajtur ‘ e vërteta ‘.”
E Konfuci bëri një vlerësim mësuesit“ Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë “.

Profesor Nehati, gjatë punës, përjetoi dhe u frymëzua nga vetë jeta dhe koha. Në veprat e tij shtjellon tema për jetën, plisin lashtësinë, Loken, fëmijët, fjalët e urta, ëndrrat, shpresat, aforizmat, dëshirat, kujtimet e shprishura nga rinia, gjëgjëzat, kuriozitetet botërore, shkollën, nxënësit, prindin, politikën, zbulimet shkencore, për bujkun, dashurinë, brengën, diturinë, miqësinë, librin, fletoret, kohën në të cilën kaloi ai dhe vendi i tij.Profesori asnjëherë rrugëtimin jetësor për shqiptarinë, orët në mësim, dashurinë për nxënësin, shprehjet e fëmijëve që e bëjnë të ndihet mirë.

I kemi studiuar dhe gjetur të gjitha këto në punën e poetit dhe profesorit të çmuar, kemi hyrë edhe brenda evoluimit të tij poetik.
Profesor, Nehat Ramizi u lind në vitin 1952 në fshatin Tërrnoc, komuna e Bujanocit.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Bujanoc, kurse fakultetin filologjik, dega Letërsi dhe gjuhë shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka filluar të merret si nxënës i shkollës së mesme: Është anëtar i LNPSH “Atunis Lugina” dega e ,,Atunis Kosova”. Është anëtar i Akademisë së Arteve të Evropës. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Punon profesor në shkollën fillore: “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

Krijimtaria letrare e profesor Nehatit është shumë e larmishme. Pothuajse s’ka cep nga jeta që nuk është trajtuar në veprat e tij. Duke lexuar vetëm titujt, që në numër janë shumë, por në lexim, tërheqës, sepse çdonjëri nga ne e gjen veten në to, që nga Monografia e fshatit Tërnoc e që rrallëherë gjejmë autor, që tërë jetën në letërsi ia kushton vendlindjes, ku pa dyshim se gjithë momentet e rëndësishme i gjen në krijimtarinë e tij. Autori vetëm me titujt e librave të tij thotë shumë. Pastaj struktura e çdo vepre të tij artistike dhe thurrjet që profesor Nehati i shprish me anën e artit.

Padyshim se nuk mund të mos i përmendim titujt e librave nga autori profesor Nehat Ramizi.

1. Plisi i lashtësisë – poezi
2. Lokja –roman
3. Rrjedhë pa dredhë-poezi
4. Fëmijët në skenë-pjesë teatrale
5. Lule fushe për një syrrushe-poezi
6. Ëndërr shprese – poezi
7. Aforizma – proverba – fjalë të urta
8. Dridhjet mes nesh – novela
9. Grishje skenike – pjesë teatrale
10. Kujtime të shpalosura -poezi shqip-italisht (Ricordi sifiorati)
11. Kujtime dhe dëshira- pjesa e parë
12. Kujtime dhe dëshira-pjesa e dytë
13. Kujtime dhe dëshira-pjesa e tretë
14. Shkrije shpirtin në poezi- poezi për të rritur
15. Monografi për fshatin më të madh në analet
shqiptare:,,Tërnoci nëpër shekuj”
16. Kujtime të shprishura – poezi përkushtuese
17. Gjëegjëza,
18. Kuriozitete botërore- në dy vëllime I dhe II.
Dhe krejt në fund, autorit i urojmë jetë të gjatë e shëndet dhe shumë libra të tjerë!

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.