LEGJENDË E LEGJENDAVE

0
525
Adem Jashari - komandanti legjendar, UÇK

LEGJENDË E LEGJENDAVE

(Adem Jasharit)

Ti lirinë e kishe diell e hënë
Lirinë kishe babë e nënë
Ti shpirtin e kishe liri
Për Ty më e madhja dashuri
Me lirinë flije, me lirinë zgjoheshe
Ti legjendë e gjallë e trojeve shqiptare
Shtegëtoje cep më cep të atdheut
Se ishe dhe mbete stërnip i Skëndërbeut
Ti ishe gjaku e shpirti i atdheut
Që shtegëtoje gjurmëve të Lirisë
Kur n’atdhe u lëshua kushtrimi
Kush do ishte tjetër n’ball veç Adem trimi
Ti shqiponjë Ti rojë e atdheut
Që soditje gjithë shqiptarinë
Të gjithë krenar me Ty për atdhedashuri
O biri i shqipes që rrezaton lirinë e pavarsinë
Që shqiptarët me shekuj s’ia ndien kënaqësinë
Sot cep me cep festohet pavarësia
Sot cep me cep këndohet liria
O trim legjendar meTy jemi krenar
Që na solle lirinë dhe pavarsinë
Populli të kujton e të këndon përherë
Sa të ketë n’këtë tokë dimër e verë
Hero i kombit do jesh përherë
Breznitë ndër shekuj do ta kenë për nderë!

Bajram BASHOTABesianë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.