Lëvizja “Krahët e Shqipes”, shpresë për ndryshimin e Shqipërisë

0
339
Bijtë e shqipes

Shkruan: Florim Zeqa, 24.06.2019

Ashtu siç e kam thënë në mënyrë profetike tre vite më parë, se e vetmja alternativë për shpëtimin kombëtar është një “Lëvizje e re politike nga mërgata jonë”, kjo nismë këto ditë po bëhet realitet në Tiranë.

Është kjo lëvizja politike “Krahët e Shqipes” me qendër në Londër, e cila angazhohet për për bashkimin e shqiptarëve për një alternativë të re qeverisëse për Shqipërinë, u shprehë njëra nga nismëtarët e para të kësaj lëvizje, veprimtarja e shquar dhe gazetarja Marsela Koci, me qëndrim të përkohshëm në Londër.

Nismëtarët e lëvizjes “Krahët e Shqipes”, në sheshin “Skenderbeu”, janë duke e shpalosur programin e tyre për ndryshime në politikbërjen shqiptare;
1) Ndryshimi i kodit zgjedhor (jo me emërtime nga Partia, por për zgjedhje të drejtëperdrejta nga populli).
2) Aprovimi i ligjit Antimafia dhe konfiskimi i pasurisë.
3) Aprovimi i votës elektronike për shqiptarët në emigrim.

Për të vazhduar tutje me ligje të tjera pas ndryshimeve të sipërpërmendura si;
unifikimi i gjuhës shqipe për mësimdhënie në Diasporë, krijimi e qendrave kulturore shqiptare në qytetet kryesore të Evropës, etj.

Fondi që lëvizja e re politike do të mbledhë do të shkojë për arsim, kulturë, për njerëzit me nevoja të veçanta, për studentët shëmbullorë, si dhe inciantiva për përdorimin e emrave shqiptarë në Shqipëri dhe Diasporë, etj.

Objektiv parësorë i lëvizjes “Krahët e Shqipes” është shpëtimi i Shqipërisë nga katandisja e politikës 30 vjeçare, përkatësisht shpëtimi nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nepotizmi dhe format e gjobitjes së qytetarëve dhe bizneseve përmes tarifave të larta si dhe tatimet e supër të larta për produktet vendore.

“Krahët e Shqipes”, si masë të parë për tejkalimin e krizës në vend, e sheh krijimin e një “Qeverie të Unitetit Kombëtar” deri në krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa presionin e partive politike që udhëhoqen me shtetin në këto 30 vjetët e fundit.

Njëri ndër themeluesit e lëvizjes “Krahët e Shqipes”, zoti Altin Bajram Disha bën thirrje për dialog mes Diasporës shqiptare dhe qytetarëve të Shqipërisë, më një qëllim të vetëm-shpëtimin e Shqipërisë nga bandat partiake.

“Krahët e Shqipes” iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, shoqërise civile, intelektualëve të pavarur, shoqatave dhe organizatave, veprimtarëve dhe atdhetarëve të vërtetë që t’i bashkohen misionit tonë të shenjtë për ndryshimin e Shqipërisë.

Lëvizja “Krahët e Shqipes” do të vazhdojë bashkëbisedimin me qytetar nga datat: 20/06/19-15/07/19 në Sheshin e krenarisë kombëtare Gjergj Kastrioti- Skenderbeu në Tiranë

Ndryshimet substanciale në skenën politike shqiptare, mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.

Levizja e re politike nga mërgata nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer mandatin e tyre.

Ardhja në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.