Libër enciklopedik: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve“

0
911
Libri Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Nue Oroshi

Sot e përmbyllëm përgatitjen e librit enciklopedik: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve“.

Ky është libri i tetëmbëdhjetë me radhë që shoqata e intelektualëve gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit“ po i jep lexuesit shqiptar anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe diasporës së madhe atdhetare.Ky libër vjen si fryt i sesionit shkencor që kemi mbajtur vitin e kaluar në Lezhë më rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Libri ka 550 faqe është një enciklopedi e gjallë falë studiuesve atdhetarë të cilët me studimet e tyre e bashkangjitën edhe një libër enciklopedik për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun shkencës shqiptare. Ky libër do të shpërndahet në menyrë ekskluzive në akademinë solemne që do ta mbajmë në Prizren pas vendosjës së monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.

Gëzon fakti se ideja e dhënë nga shoqata “Trojet e Arbrit“ në Lezhë për vendosjën e monumentit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut po vjen ngadalë drejtë fundit.Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që ende nuk kanë dhënë kontributin e tyre për këtë monument kombëtar të na përkrahin që ta shpejtojmë vëndosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.