LIBRI PËR FËMIJË “A DI TË FËRSHËLLESH JOHANA” I AUTORIT SUEDEZ ULF STARK NË PËRKTHIM TË SOKOL DEMKAUT

0
666

A di të fërshëllesh Johana? me autor: Ulf Stark dhe përkthim të: Sokol Demaku, botues shtëpia botuese: “Dituria” Tiranë në 52 faqe dhe me ISBN 978-9928-217-40-0 doli nga shtypi në Tiranë.

A di të fërshëllesh, Johana? është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë.

Me ilustrime të jashtëzakonshme nga Anna Höglund, A di të fërshëllesh, Johana? është një libër interesant e prekës, klasik në shumë vende, një dëshmi e lidhjes mes brezit të ri dhe brezit të vjetër.

Libri është ndër dhuratat më të bukura e të çmuara. Këto fjalë i kanë thënë sa e sa veta, dhe për këtë ka një arsye, sepse siç është e njohur, me raste festash, si dasma, ditëlindje ose ngjarje tjera të shënuara, ne shkëmbejmë dhurata të ndryshme, por kur del në dritë një libër i ri bëhen ceremoni promovimi dhe për këta libra mund të shkruhet gjatë.

Egzemplarët e parë për lexuesit e vegjël të librit A di të fërshëllesh, Johana? Të autorit Ulf Stark nga gjuha suedeze në shqip, përkthyesi i librit Sokol Demaku i dhuroj Bibliotekës publike në qytetin Fier.

Ulf Gottfrid Stark (1944, Stureby, Stokholm), një nga shkrimtarët më të shquar suedezë, anëtar i Akademisë Suedeze për Librat për Fëmijë. Ai ka shkruar më tepër se tridhjetë vepra, libra me ilustrime, skenarë e romane për të rinj, dhe është përkthyer në njëzet e pesë gjuhë.

I nominuar dy herë për çmimin më të madh letrar Andersen, fitues i Çmimit Nordik për Librat për Fëmijë dhe i çmimeve të rëndësishme letrare në Suedi, Gjermani dhe Holandë. Disa libra të tij janë ekranizuar e vlerësuar me çmime kinematografike.
Ulf Gottfrid Stark ka ndërrua jetë në qershor të 2017.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.