LISAT E LIVADHIT PARA SHTËPISË

0
35

Kalosh Çeliku

Babai, si fëmijë gjithmonë më merrte vete. Edhe, në takime me miqtë besnik, Burrat e pushkës. Farefis, familjarë anembanë Kërçovës. Dasma. Dhe, Oda të burrave.

Një ditë, nuk deshi të më marrë me vete. Tha: pritëm këtu para burgut të kafshëve! Unë, do të shkoj t’i ushqej kafshët, e ti pritëm pas dere.

E kuptova, se: nuk deshi të më marrë me vete për dore. Aty për aty, m’u kujtua, se: burgu i kafshëve e kishte edhe një dritare pas shtëpisë, në Lëmë. Nuk e prita para dere. Nga, ku donte të më ikë tinëz si kaçak i maleve.

Vrik e vrik i vura pusi te dritarja, pas burgut. E zura kaçakun e maleve duke dalë nga dritarja, në Lëmë. Qeshi. Nuk ta hodha unë ty, po ti ma hodhe mua me një pusi kaçake.

Vite më vonë, Vëllai pasi u kthye nga Parisi, e preu Lisin e midis Livadhit për ndërtimin e Shtëpisë re, në vendlindje. Dhe, lisat përreth Shtëpisë, që Babai i kishte roje me vite para Livadhit rrëzë Ҫuke, përderisa unë isha në Prishtinë. Lisat, që Babai nuk i priste, po më merrte mua me vete në mal, t’i presim dëllinjat. Lisat, siç duket i ruante për Dimër.

Dëllinja, frute të cilat Unë Sot i pi raki për Dimër.
Sot, nuk kemi Lisa në Livadhin para Shtëpisë, po shelgje…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.