MË E PAKËTA, KËRKIM-FALJA DHE DORËHEQJA E KLANORËVE TË LDK-së

0
307
LDK - lidhja

IDRIZ ZEQIRAJ

Pas shuarjes të Presidentit Rugova, karrieristët nismuan formimin e klaneve. Dhe, klani, për ta mbizotëruar partinë, shkaktoi ndarjen e LDK-së. Rrjedhoja e pritshme, LDK-ja në opozitë. Asnjë mësim nga ndarja, sepse bashkimi i sërishëm, rrezikonte klanin, tashmë, të konsoliduar në LDK-e.

Kuvendi i 7-të u shqua për të panjohura. Kontrabandimi i kreut të LDK-së, suprizoi dhe shokoi anëtarësinë. Kryetari i ri, goditjen e parë ia dha themeluesit të LDK-së, Dr. Ibrahim Rugovës. Në vend të zgjedhjeve, Isa Mustafa emëroi Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e LDK-së. Pra, nostalgjiku i komunizmit, u kthye në bazë, plot 20 vjet prapa, në sistemin zgjedhor monist. Kryesisë klanore horrake, iu shtuan edhe disa horrakë të rinj. Heshtën, turpshëm, të gjithë!

Në Kuvendin e 8-të, dogma satanike komuniste u begatua. Tashmë, jo vetëm në LDK-në Qendër, por edhe në bazë, dëgjeneroi sistemi zgjedhor demokratik. Në shumë Degë dhe Nëndegë votimi i fshehtë demokratik, u zëvendësua me atë aklamativ komunist, ngritje dore! Bilëz, në Kuvendet “Zgjedhore” të disa Degëve, u tha hapur se “po shkojmë në Kuvendin e 8-të Zgjedhor, për ta rizgjedhur Isa Mustafën kryetar të LDK-së!” Dhe, duke zgjedhur Isën, ata zgjidhnin edhe vetën. Kjo ishte kontrata e tyre, sa kundra-demokratike, aq edhe e turpshme!

Në Degën e tij, Isa Mustafa, nuk u fut në votim, sepse do të “digjej”, ashtu si ndoca klanorë të tij. Ky ishte gabimi fatal që bënë aspiruesit e reformave në LDK-e. Inatçori Isë, finok i shkollës kineze, nuk u tregua fare mirënjohës, për këtë privilegj, të bërë ndaj tij. Përkundrazi, i goditi, turpshëm e pamëshirë, -en bloc-, bëmirësit, duke i lënë jashtë strukturave vendimmarrëse të LDK-së. Një qerim hesapësh, sa i poshtër, aq edhe cinik, sepse, ata, të paktën, ishin rugovas të pa hile dhe ishin rritur e madhuar me LDK-në e tyre. Rrjedhimisht, Isa Mustafa nuk e kishte legjitimitetin e delegatit dhe nuk mund të kandidohej as për Këshill të Përgjithshëm, as për Kryesi dhe, aq më pak, për kryetar!

Përzgjedhja seleksionuese, e bërë nga pjesa aktive e SHIK-ut në LDK-e, arriti të eliminojë edhe anëtarë të Kryesisë të Degës të LDK-së në komunë, që me vota kishte zënë vend të dytë, pas – bartësit të listës -, pra, kryetarit të komunës, ndonëse mbulonte fushatën zgjedhore për LDK-në, në gjysmën e fshatrave të komunës. Mjaftoi që ai nuk do ta votonte Isa Mustafën. Këtë e konfirmon edhe njëri nga Nënkryetarët e LDK-së të Qendrës, kur thotë se “kishim punuar aq shumë në përzgjedhjen e delegatëve, për ta vazhduar statusquonë, sa që edhe po të hynte Isa në votim të fshehtë, në Kuvendin e 8-të “Zgjedhor”, do të fitonte”. Vetëkuptohet, SHIK-u vepronte brenda LDK-së, sepse me Isën kryetar, Hashimi bëhet president, bëhet edhe amortizimi i akuzave për krimet makabre të “komandantëve”, argatë kriminelë të Hashimit.

Mërgata dënoncoi SHIK-un në Kryesinë e LDK-së

Kryetarët e Degëve të LDK-së në Gjermani, Zvicër, në shtetët e Beneluksit, përkatësisht, Qazim Bajgoraliu, Shefqet Dibrani, Kujtim Hajdaj, ishin kundër rikandidimit të Isa Mustafës, për kreun e LDK-së, sepse në të gjitha veprimet e tij, përgjatë mandatit të parë, ishte dora e SHIK-ut.
Kryetarët e cituar, mendimin e tyre e shprehen hapur, ashtu siç janë edukuar me demokracinë evropiane, duke arsyetuar bindshëm:

1) Isa Mustafa kishte premtuar, bujshëm, reformat në LDK-e. Në vend të reformave, konsolidoi klanin e tij dhe “harroi” reformat;

2) Kishte premtuar luftimin e krimit të organizuar, SHIK-un. Por, e heshti premtimin dhe u vu në shërbim të SHIK-ut;

3) Humbi, radhazi, zgjedhjet lokale dhe qendrore, përfshi edhe fiaskon personale, të pësuar në garë, për kryetar të komunës të Prishtinës;

4) E vazhdoi dhe e thelloi anashkalimin, linçimin, përjashtimin e kuadrit të përkushtuar të Presidentit Rugova, nën pretekstin se “kanë simpatizuar akademik Dacin”.

Natyrshëm, si delegatë të Kuvendit të 8-të Zgjedhor të LDK-së, në debatin rreth raportit 4 (katër) vjeçarë, pra, në mes të dy Kuvendeve, ata do të ishin konkret, në referimet e tyre të hapura dhe të sinqerta:

a) Do të denonconin veprimtarinë konspirative të SHIK-ut, brenda strukturave vendimmarrëse të partisë;

b) Në bazë të analizave të bëra, do ta shtronin pyetjen: Si u katapultuar në krye të LDK-së, njeriu, i cili, bashkë me shefin e tij, ishin kundërvënë Presidentit Rugova dhe LDK-së;

c) Kritikë e refuzues do të ishin edhe për klanin e kryetarit, duke sjellur fakte se, këta shërbëtorë të shumë padronëve, duhet të japin llogari për rrënimin e LDK-së, duke kërkuar stopimin e karrierizmit të tyre, të dyshimtë dhe neveritës;

d) Dhe, mbi të gjitha, ata nuk do të lejonin shkatërrimin e sistemit zgjedhor demokratik, në Kuvendin e 8-të Zgjedhor të LDK-së, të krijuar me aq mund e sakrifca nga Dr. Ibrahim Rugova me shokë, madje, në rrethana të një pushtimi të egër serbo-sllav. Delegatët e Mërgatës, do ta mbronin, me çdo çmim, votimin e fshehtë, për të gjitha strukturat e partisë: Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë, Kryetarin dhe Komisionet përkatëse. Dhe, rrjedhimisht, klani, tashmë, i dyshuar për shumëçka, as nuk do të arrinte të kandidohej, për asnjërën nga strukturat e cituara;

e) Prania në sallën e Kuvendit, e delegatës nga Dega e LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvalla, denoncimi nga ajo i kalkulimeve manipulative të kryetarit dhe klanit të tij, do t`i trimëronte të rinjtë reformatorë, të pykuar, keqas e cinikisht, nga klanorët, duke stopuar rrethin vicioz, në konspiracionet e tyre errtake, natyrshëm, gjithnjë në dëm të LDK-së.

Isa Mustafa me klanin e tij, kishte vendosur vazhdimin e një mandati tjetër, tërësisht, të paligjshëm, duke shpërfillur e shkelur, pacipërisht, të gjitha rregullat demokratike. Rrethi vicioz i kryetarit lansoi gënjeshtrat e shpifjet kundër LDK-së të Mërgatës, sidomos, të dy Degëve me të mëdha, pararojë, Gjermanisë e Zvicrës:

1) Nuk kemi marrë ftesë, për të asistuar zgjedhjet në Degën e LDK-së në Gjermani!? Por, dolën bllof, sepse u dokumentua ftesa në LDK-në Qendër, Kosovë. Pastaj, u justifikuan se “ftesat dhe letrat e kryetarit, nuk i lexojmë, i shlyejmë pa i lexuar, sepse ai është kundër rikandidimit të Isa Mustafës me klanin e tij”;

2) Sekretari i LDK-së kërkoi të gjithë dokumentacionin zgjedhor të Nëndegëve dhe të Degëve të LDK-së në Gjermani. Dokumentacioni i kërkuar u plotësua dhe me dosjen në dorë, tashmë, kryetarja e zgjedhur me konkurrencë dhe votim të fshhtë, Donikë Gërvalla, së bashku me 5 (pesë) anëtarë të Kryesisë, të ardhur enkas nga Gjermania, sipas terminit të bërë, me sekretarin Ismet Beqirin, u paraqitën në selinë e LDK-së, në Prishtinë. Por, zotëriu në fjalë nuk erdhi, për ta marrë në dorëzim dokumentacionin e kërkuar. Kryetarja Gërvalla kërkoi, përmes shefës të zyrës, të vijë njëri nga 23 anëtarët e Kryesisë, madje, cilido qoftë syrësh. Megjithatë, askush nuk erdhi, sepse kishin vendosur, muaj më parë përjashtimin tonë në Kuvendin e 8-të. Kryetarja Donikë shumëzoi dosjen voluminoze, me formatin A4 dhe ua përcolli të 23 anëtarëve të Kryesisë Qendrore;

3) Në ditën kuvendore, klani ishte në ethe. Ata hynë në Hotelin “Emerald”, si minjtë, nga një deriçkë anësore, pa u vënë re. Delegatët e Gjermanisë dhe të Zvicrës, u bllokuan nga rojet e porositura nga kryetari e klani i tij, ke dera hyrëse e Hotelit të përmendur. Nga 9 (nëntë) delegatët e Gjermanisë, 6 (gjashtë) syrësh, ishin familje dëshmorësh, me afri gjaku, hiç më pak se: baba, vëlla, xhaxha!!!

4) Vendimi për përjashtimin e delegatëve nga Dega e LDK-së, në Gjermani, u muar në bazë të një – SMS-si -, të dërguar, më sakt, të porositur nga klani, se, gjoja, zgjedhjet në këtë Degë nuk janë berë të rregullta. Për çudë, personi në fjalë, jo vetëm që nuk ka qenë i pranishëm në asnjë Kuvend zgjedhor të Nëndegëve, por, as në Kuvendin Zgjedhor të Degës. Veç kësaj, ai nuk është as anëtar i LDK-së prej 7 vitesh!!! Ja, me ke merren horrakët e klant horrak?! Turp e ndot- – do të thoshte miku im i ilegalës, Kadri (Os)Mani, (ndjesë pastë!)

Kuvendi ishte një farsë zgjedhore: u ndalua debati, u refuzua konkurrenca, u votua “alla komuniste”! E gjithë struktura vendimmarrëse e LDK-së u emrërua. Si e tillë, u barazua me organet e dhunshme të pushtuesit, të cilat i përjetoi Kosova pas suprimimit të Autonomisë, për një dekadë radhazi. Isa Mustafa, me klanin e tij, për të vazhduar mandatin e dytë, krejt të paligjshëm, veproi harbutërisht, duke i paligjësuar edhe të tjerët, pjesa e madhe e të cilëve do të fitonin, pra, do të ligjësoheshin, edhe me votim të fshehtë.

Konventa e LDK-së, me pjesëmarrjen e Këshillit të Përjithshëm, ishte një organizim formal, maskaradë. Dega e LDK-së në Gjermani, dërgoi kryetaren e saj, Donikë Gërvallën, për pjesëmarrje të ligjshme. Asaj, si të gjithë delegatëve tjerë, i ishte dorëzuar materiali përkatës për Konentën. Por, në momentin kur po shestonte drejt hyrjes, në hollin e sallës u ndalua. Pas reagimit të saj gojor, u tërhoq zvarrë, nga badiguardët e Isa Mustafës! Dhe, kjo i ndodhi vajzës të Heroit Jusuf Gërvalla, veprimtarës më të madhe, për çështjen e Kosovës, në Eropë dhe botë, Donkë Gërvallës!!

Kjo ngjarje skandaloze, indinjoi jo vetëm anëtarësinë e LDK-së në Mërgatë dhe Kosovë, por, të gjithë Shqiptarinë në Etnikumin shqiptar. Skenari, i projektuar nga SHIK-u, veprues brenda strukturave vendimmarrëse të LDK-së, u zbatua në mënyrën më të vrazhdë dhe, skajshëm, rrugaçërore.

Pas të gjitha këtyre prapësive e poshtërsive, të hafijeve të SHIK-ut, aktivë në vendimmarrjet e LDK-së, më e pakëta e klanit aktual, do të ishte kërkim-falja LDK-së të Mërgatës, anëtarësisë, simpatizantëve dhe elektoratit të LDK-së, duke e shoqëruar me dorëheqjen e menjëhershme, nga mandati i dhunshëm, që vazhdon Isa Mustafa me klanin e tij. Me asgjë tjetër nuk mund të zvetnohet, sjella monstrume e uzurpatorëve dhe përtokësve të LDK-së, dikur, zëmadhe të Presidentit Ibrahim Rugova.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.