ME FAT PAVARËSIA KOSOVË – poezi nga DEA HALIMI

1
807
Dea Halimi

DEA HALIMI

ME FAT PAVARËSIA KOSOVË

Kosova kaq vjet pikoi gjak,
Kaq vjet eci udhën e gjatë në robëri,
Kaq vjet ëndërroi dritë dhe liri,
Mirë se vjen, Pavarësi!

Kosova kaq vjet shkroi me gjak,
Eci fushat me lule të kuqe e flutura,
Me shkollarë e shkronja të bukura –
Gjithnjë e etur për liri!

Kosova me flamurin lart, kuq e zi,
Me yje dhe ëndrra në qiell,
I bie zamares, kërcen valle me fyell,
Me fat universi, Pavarësi!

KOSOVA IME

Kambana i shkund tingujt mbi qytet,
Ora e krenarisë bie, e bie, e bie – buçet.
Sa gjatë e ka pritur Kosova lirinë,
Oh, e ndiej në vete pafundësinë…
Vala e përcjell valën, rritet e bëhet det,
Amshimi ndrit në çdo zemër, në çdo sy,
I ka hapur dritaret në secilën shtëpi;
Me fat përvjetori i dritës Kosova ime trime,
E gëzofshim për shumë vjet, urime!

1 KOMENT

  1. Poezi te mrekullueshme, sa mire qe autorja e re e pershkruan kaq bukur Lirine-Pavarsine. Poezia e dyte nje akrostih briljant per Kosoven.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.