“Me shkarkimi e Ilir Metës fillon era e vërtetë perëndimore e ligjit”

0
263
Spartak Ngjela

Lexo.al05.07.2019

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se me ngritjen e Komisionit Hetimor nga Parlamenti, për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta është një individ i akuzuar.

Po gjykata Kushtetuese që nuk ekziston? Riemërimi i gjyqtarëve të Gykatës Kushtetuese është çështje ditësh, kurse hetimi parlamentar kundër Presidentit të Republikës zgjat deri në 3 muaj.

Por një gjë është esenciale në këtë kohë: me shkarkimin e Presidentit të Republikës fillon në Shqipëri era e vërtetë perëndimore e ligjit, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe zhvillimit ekonomik integral‘, shkruan Ngjela.

Më tej, avokati thotë se Meta duhet të kishte hedhur në gjyq KQZ kur ajo nuk zbatoi dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, dhe menjëherë kryetari i saj shkonte në burg. Por sipas Ngjelës, Meta nuk e bëri këtë sepse dekreti është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, zbatimi i të cilit çon drejt akuzës penale Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, në rast se do të kishte anuluar zgjedhjet.

SHKRIMI I PLOTË I NGJELËS:

Nuk ka më qesharakë se ata, që po na thonë: “dekreti i presidentit rrëzohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese”.
Por, dekteti i presidentit, i dërguar prej tij në KQZ, nuk u rrëzua nga KQZ, por nuk u zbatua prej saj, si i pavlefshëm.
Ndërsa këtu del kjo pyetje: çfarë nodh kur një institucion nuk pranon të zbatojë një dekret apo një ligj?

Ndaj këtij institucioni fillon menjëherë ngritja e akuzës nga Prokuroria, sepse ky është krim, dhe shefi i lartë i institucionit arrestohet me vendim të gjykatës penale.

Atëherë, ky Meta, pse nuk e ngriti akuzën kundrejt Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kur ky nuk ia zbatoi dekretin? Madje edhe këta, që priren të flasin në forma të koshiencës popullore, pse nuk e denoncojnë KQZ-në në Prokurori?

E dini pse nuk e denoncojnë? Sepse edhe këta e dinë që ai dekret është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, zbatimi i të cilit çon drejt akuzës penale Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Ja kjo është e vërteta juridike e kësaj çështjeje.

Po Parlamenti do ta ngrejë komisionin e hetimit parlamentar për hetimin e Presidentit të Republikës?
Sigurisht që do ta ngrerë të hënën. Kurse Meta iu kërcënohet ndërkombëtarëve. Por ata nuk po e përfillin fare, se Meta tani është një individ i akuzuar.

Po gjykata Kushtetuese që nuk ekziston?
Riemërimi i gjyqtarëve të Gykatës Kushtetuese është çështje ditësh, kurse hetimi parlamentar kundër Presidentit të Republikës zgjat deri në 3 muaj.

Por një gjë është esenciale në këtë kohë: me shkarkimin e Presidentit të Republikës fillon në Shqipëri era e vërtetë perëndimore e ligjit, drejtësisë, demokracisë parlamentare dhe zhvillimit ekonomik integral.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.