Tekstit letrar i veprës të shkrimtares Ajete Zogaj dhe të tjerëve janë përbërësit
Hasan Hasanramaj
Shkrimtarja, gazetarja, bashkëpunëtorja me shumë revista, gazeta në trojet shqiptare dhe ma larg, punëtorja e palodhshme në Bibliotekën Kombëtare, e shpërbluara me shumë shpërblime dhe mirënjohje për punën qe e ka bere dhe po e bënë ne veprimtarin letrare dhe lëminet tjerra- Ajete Zogaj u lind në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës. Studimet në degën e Letërsisë dhe gjuhës shqipe i mbaroi në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Punoi si arsimtare, në vendlindje. Si gazetare në rubrikën e kulturës në të përditshmen “Bota Sot”, në të përditshmen “Iliria Post”, redaktore në revistën për femrat “Zana”, “Zëri i shqiptarit” dhe “Zëri i qytetarit”.
Me prozë dhe me poezi filloi të merret që nga bankat e shkollës fillore, ndërsa botimet e para i bëri në revistën “Pionieri”, “Kosovaren”, e më pas edhe në revistën për art dhe kulturë”në Rumani, si dhe në disa gazeta në Tiranë. Për punimet në prozë dhe poezi disa herë është shpërblyer. Që nga vitit 2007 punon në Bibliotekën kombëtare të Kosovës në Prishtinë, në sektorin e pasurimit. Ka botuar librin me Intervista në shtypin ditor “Dija si art dhe arti si dije”. Librin “Shprushje e veçantive të tekstit letrar” është sprova e parë në fushën e kritikës letrare.
Vend të rëndësishëm në libër zë edhe trajtimi i tekstit të disa romaneve të autorëve shqiptarë
Në parathënien të Redaktorit Anton Neke Berishës dhe bisedës që e zhvilluam me autoren e librit në mes tjerash mësuam së:” Libri me titullin “Shprushje e veçantive të tekstit letrar”- të shkrimtares Ajete Zogaj është një sprovë e parë për t’iu qasur disa veprave të autorëve tanë, posaçërisht teksteve të tyre me qëllim të ndriçimit të veçantive e të vlerave artistike, po një berit edhe për të theksuar rëndësinë e komunikimit të tyre me lexuesin. Teksti letrar i një vepre është përbërësi më i rëndësishëm përmes të cilit i jepet ‘shpirt e formë’ veprës, ai e mishëron dhe e mban të lidhur lexuesin me veprën dhe ndikon në të artistikisht.
Librin e kam shtjelluar në tri pjesë: Vepra në poezi, Vepra në prozë dhe Vepra të tjera. Kryesisht janë marrë me vepra të shkrimtarëve tanimë të dëshmuar si poetë, prozatorë, e studiues, të cilët me veprat e tyre të lexuesit kanë sjellë vlera të mirëfillta letrare në letërsinë tonë. Me pak fjalë nëpërmjet shkrimeve të librit tim- na tha autorja e librit kam synuar që përmes punimeve të përfshira në këtë njihen më mirë disa nga veçantinë e poezive të krijuesve tanë të dëshmuar: Frederik Rreshpja, Anton Nikë Beri-sha, Sabit Rrustemi e Prend Buzhala.
Librin i Ajete Zogaj është e shtjelluar në tri pjesë: Vepra në poezi, në prozë dhe të tjera…
Vend të rëndësishëm në libër zë edhe trajtimi i tekstit të disa romaneve të autorëve tanë, që sjellin realizime të ngritura dhe si të tilla e pasurojnë prozën romanësh në letërsinë tonë, ku trajtohen çështje të ndryshme: lufta “A ka kund Zot” të Agim Gjakoves, shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, “Varr i shitur në Damask” I. Kadriu, por dhe dukuri komplekse si në romanin “Gjin Bardhela abresh, Etja e gurëzuar” A. N. Berisha, për të cilin janë shënuar në libra dhe studime të veçanta. Jam marrë dhe me përmbledhje me tregime Kombënare” e Ramadan Rexhepit dhe librin “Mbresa dhe emocione” të Manushaqe Halilit. Po ashtu kam vështruar librin “Arshi Pipa krijues i mendimit të lirë” të Anton Nikë Berishës i cili, përmes bisedës, letrave dhe teksteve poetike të zgjedhura, e ndriçon figurën e këtij studiuesi e shkrimtari të shquar në mënyrë mjaft origjinale.
Në punimet e këtij libri i shpalos dhe vlerën dhe veçantinë e veprave “Një adresë në Bukuresht” të gazetarit Nehat Islami, ku shpërfaqet mjeshtëria e shkrimit profesional, pastaj të studimit të Nexhmije Kastratit për kontributin e Çabej në studimet letrare, të fjalorit turqisht- shqip të hartuar nga Shpresa Hoxha si dhe për librin e Mehmet Halimit me rrëfime nga puna e tij si mësues. Librin “Shprushje e veçantive të tekstit letrar”, që u jepet në dorë lexuesve, duhet marrë si një sprovë – një dritare të vogël që hedh dritë mbi veçantinë e teksteve letrare të veprave e të autorëve të përfshira në të dhe që Juve ju mundëson të vëni një komunikim më të mirëfilltë me tekstet e tyre.
Legjendat e fotove:
1.” Libri me titullin “Shprushje e veçantive të tekstit letrar” – të shkrimtares të Ajete Zogaj është një sprovë e parë për t’iu qasur disa veprave të autorëve tanë
2. Ajete Zogaj në foltoren e sallës të Bibliotekës Kombëtare në Prishtine gjatë promovimit të veprave dhe aktiviteteve tjera letrare