Medita e Medvegjës – lot malli në kurbet

0
578

Shkruan: Selman Rexhepi

Meshkuj lindin, vështirë të reziston të vdes burrë, jeta të përplas në të mira dhe të këqija, jeta ka dashuri.
Të jesh i varfër, atdhetar e i sinqertë me popullin tënd, pa dyshim të rrallë lindin.

T’u rezistosh vështirësive që jeta i jep e i merr njeriut. Nganjëherë pyes veten se mos vallë unë njoh një njeri të tillë. Më iku mendja te një burrë serioz, i vendosur, patriot, atdhetar i madh, i ndershëm, familjar dhe shumë modest. Kjo legjendë e gjallë, që u doli përballë sfidave dhe nuk u dorëzua, jetoi me mall dhe nuk iu përkul njerëzve të ligj. U detyrua të largohej nga vendlindja për shkak se nuk mundi të heshtë përballë padrejtësive që i kanoseshin popullit të tij të varfër, por zemërbujar e atdhetar shqiptar deri në pikën e fundit, një humanitar i palodhur, i tillë ka qenë gjithmonë. Jetoi larg vendlindjes e bëri shumë për vendlindjen, aty ku iu dha mundësia. Jetoi me mallin e nënëlokes e qëndroi si shkëmbi i fortë duke i fshehur lotët e mallit për familjen. Ky është Medita i Medvegjës, por dhe krenaria e tërë kombit shqiptar.


Loading…


Ky Meditë shqiptar, i vlerave të vërteta të kombit, ëshë një shembull i mirë për çdo atdhetar e intelektual të ndershëm shqiptar e ky është z. Osman Sadiku (BABUSHI), i lindur në Kapit të Medvegjës, më 17.9.1958.

Më 1983 mërgoi në Zvicër me statusin politik që guxoi t’i kthehet vendlindjes vetëm pas 21 vjetësh, në shtëpinë e vjetër, në vitin 2002, ku nuk e priste nëna, siç ishte mësuar ta priste në pragun e shtëpisë. Me këtë Meditë të shquar u takuam unë Selman Rexhepi dhe Sadik Jashari, ku vendosëm për emërtimin e SHKA “Shqiponjat e Medvegjës”. Ky propozim për emërtim erdhi nga Medita z,Osman Sadiku (Babushi). Ky ndër të tjerash tha;”Ato-ata janë shqiponjat e Medvegjës” dhe sot gëzojnë këtë emër nga Medita shqiptar i Medvegjës, Babushi.

Humaniteti dhe kontributi i Babushit nuk mund të përshkruhet as me libra të shumtë. M’u kujtua viti 1991, kur unë Selman Rexhepi ia vizitova familjen këtij patrioti, që ishte shumë e mërzitur. Loti më doli nga thellësia e zemrës dhe u thashë se ne jemi ushtarët e Babushit. Ju mos u mërzitni, ku aq shumë u emocionova dhe shkova drejt Medvegjës. Aty në urën e qytetit u takuam me N. Filliqin, ku bëra një sallto para tij dhe i thashë se ne jemi “ninxhat” e Osman Sadikut, ku filluan të më sulmojnë serbët, që gjendeshin rreth tij. Këto janë vetëm një pikë ujë nga jeta e Babushit, që dha një jetë të tërë për kombin, për gjuhën që sot hyri në faqen e bardhë të historisë sonë kombëtare e atdhetare.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.