Mesazhi i Voltana Ademit për demokratët e Shkodrës: Do shfaqemi si qytetarë dhe jo si anëtarë të PD

2
186

Përgatitjet për protestë, zbulohet mesazhi i Voltana Ademit për demokratët e Shkodrës: Do shfaqemi si qytetarë dhe jo si anëtarë të PD, ja skenari që duhet të ndiqni

Tema, 12.12.2020

Shembulli i fundit është ai i kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila ka porositur anëtarësinë e saj që të kujdeset gjatë protestës për të mos folur publikisht, nëse janë funksionarë të PD në mënyrë që të krijohet ideja, që revolta vjen nga qytetarët e zakonshëm.

Më poshtë mesazhi i plotë:

Dy fjalë për marshimin – protestë të ditës së nesërme.

Grumbullimi behet ne oren 11.00 ne sheshin e piaces (perballe bustit te Luigj Gurakuqit).

Me pas do te vazhdohet ne forme korteu drejt rruges nga Kafja e Madhe, Prefektura, bashkia, sheshi Parruce, biblioteka, rruga e ambulances dhe rikthimi ne shesh.
Pergjate marshimit do te kemi dy ndalesa: perballe prefektures dhe perballe selise se Partise Socialiste Shkoder.

Marshimi do te jete paqesor dhe me demonstrimin e nje qytetarie siç di Shkodra.
Asnje veprim dhune, asnje tentative per te goditur objektet me sende te forta.

Nga djemte organizatore do te monitorohet çdo veprim qe kapercen kufijte e protestes paqesore dhe personat pergjegjes do te largohen si provokatore.

Kushdo qe e ndjen te thote diçka per mediat apo perpara protestuesve, eshte i lire te marre fjalen.

Perjashtim bejne perfaqesues te zgjedhur te forcave politike, te cilet jane te mirepritur ne proteste si çdo qytetar i Shkodres, por jo si mesazhere (me fjalime) te forcave qe perfaqesojne.

#NeserEjaEdheTi
#KlodiMundTeIshteDjaliYt
#LiriDemokraci”, shkruan Voltana Ademi në mesazhin drejtuar anëtarëve. (TemA)

2 KOMENTE

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.