Minatori i Trepçës – poezi nga Ismet Tahiraj

0
1287
Ismet Tahiraj

Minatori i Trepçës

Ismet TAHIRAJ

ORE TU NGJATË JETA

Më dhjetëra herë
I rashë rreth e rrotull,
Oborrit të qytetit tim
Qytetit te minatorëve.
E kurrkush s’më tha
Ore tu ngjatë jeta,
Flisnin e fjalë barisnin
Se ajo prostitutë
Po i ajrosë këmbët
Në ulësen e sheshit.
Si bajame i ndrisnin faqet
Flisnin e bërtisnin,
Sa e sa tarak
Tredhur i ka.
Kush s’dëgjova
Se tha u përtëri sporti,
Madje sa shkollat te reja
S’ua mbushi syrin
As kund ngjet.
Se kishin shpirtin, a zemrën
Veç te prostituta
Veç te paraja.
Dhe nuk jepnin llogari
As sot, apo nesër, kurdo qoftë
Do tu duhej përshëndetja.
Po sofër të mbrapsht
Shtruar kishin!
Zhvateshin kode e kode
Për secilin, për akëcilin qoftë,
Ka te veshura linjta
S’ka te veshura linjta
Merreshin me kusht
Mes vete – me vetveten.
E oborri i qytetit
Bëhej treg pelash…

GRUAJA E LËSHUAR

Grua e lëshuar
Mos lë prapa,
T’ngjitmë më pështymë.
Shtratin s’ke
Kurrë bosh.
Më mirë është
Të rrish më një mace
Se sa vetëm
Terri verbon.
Gruaja e lëshuar
I kreh flokët,
I ngjyrë buzët
Roze.
Tavolinë e ka
Çanakun e drurit,
Ku hedhën qindarkat
Më mirë vetë për vetëm
Një jetë e ke, kujdesesh për vetvete
E plehra të tëra të kunetërve
S’i hedh koshave.
Veç prapa më pështymë
Mos t’i ngjyej – ngjitmë,
Se maçorri kur turret
Nuk njeh gërdinë…

NË QYTETIN E MINATORIT

Në qytetin e minatorit
Një minator
I numëron qindarkat.
Vesvese se mos jenë
Nga zinku a legura.
E assesi nga dukati.
Se sa poshtë ka rënë
Jeta e konakëve
Mes shirave i lagur
E ata qe janë te pakët – janë te pa lagur
Se thoshin e thoshin
Jo more, jo,
Ishte poshtërsi
Te themi se do të hami
Më lugë te arta.
Te arta me ar
Do t’i kemi rrugët
Plasë more
Se ishte poshtërsi
Dhe në ëndrra
Te mendoje gjëra besëtyte.
Kur më bollëk
Resh myku.
Vesvese e kishte
Se mos ishin
Para nga zinku a alumini.
Që si tepsi haje – dikur
Lyshtra e tyre
Na e nxinte frymën.

KA HYRË GJITHA SHTIGJET

Ka hyrë
gjitha shtigjet
për te marrë
udhë kah mizëria
zorrët në bark
iu lidhën nyje, bre.
Tashë flet për
Jashtëqitje kali
Si në muranat e harruara
Ringjallën epshet
E shërimit plotë ngrohtësi.
Merr lëvore frashri
Për ta përmirësuar lëkurën
Rrepka e egër
E forcon ashtin,
(përzierë me tri qime dhelpre).
As kush mos te shoh
As mos te dëgjoi,
Kur e vrasim urithin
Në mëhallën tjetër.
Zogu i natës
Pse qëmton.
Qe zorrët në bark
Rrotulluar mbrapsht janë…

FJALËT

Fjalët i kapi
Dikund krejt,
Për fund bishti
I vërtiti për qiell
S’diti, s’diti fare
Se ato u shpërndan
Si petale të verdheme luledielli
Mbi ballin e mërdhirë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.