MOJ DIT-MIRA E JON’

0
5572

AV. XHABIR ZEJNUNI

Sot Mirdita n’kamb u çue,
i madh e i vogël asht tubue,
Anadollit me i dhan selam,
se n’tok ton nuk hin kollaj.

Na simbolet t’i kallim n’zarm,
turkoshak i ndyt hajvan,
njiqind shekuj me kalue,
kurr n’Mirdit s’mundesh me i vue.

Permbi dig’ jan lshue shqypet,
gjysn e hanës e kan prishun,
cop e grim e kan thërmue,
hej Mirdit ti kjosh bekue.

Njiktu asht zemra Arbnis’,
ktu merr frym shpirti Liris’,
përgjithmon k’shtu ka me ken’,
kurr’ pushtuesit ktu s’kan vend.

Me flamuj e tjera shenja,
le t’marr shembull tan Shqipnija:
– Jasht prej nesh Otomanija.

XH. Z.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.