Zamira Agalliu
Moj e mençura krenari
Ty melankoli sublime, s’kam për t’u nënshtruar,
Nga ky gjysëmshekulli, ik se nuk të dua,
Ty lot i penduar, ty ngushëllim pranuar,
Shpresë e përtëritur, eja ti krah mua.
…………………………………………..
Të njoh mirë Ty, moj e mençura krenari,
Kur fati ty të gjymtoi, ti nuk çalove,
Zëri yt u mek si te ishte një femijë,
E duarve të zverdhura nuk iu dorëzove.
…………………………………………..
Dëgjoje këtë këngë dashurie të heshtur,
Kur buza kujdesur lotë të nxehtë pikon,
Çuditur mbi zjarr dashurie është tretur,
Drejt lumturisë së gënjeshtërt fluturon.
……………………………………………
Dy “klubet”
“i pari” i ballit,
“i pari” i komunistëve,
edhe rreshtat u zunë u grinë për renditjen në kryeradhë, u shtrinë !!!
të dy palët për Shqipërinë !
të dy palët për Vlorën !
Dy pole që kurrë nuk gjetën një vijë të përbashkët që të çonte ujë në mullirin e vendit të tyre !
Erdhën dhe ikën
veç e veç u shanë,
nga fisi nga partitë nga… perënditë
u ndanë !!!
ikën në shtëpi,
nesër do të kthehen me copa letre në xhepa
për të kundërshtuar “kundërshtarit”
plehrat kërkojnë të ngjitin shkallët e altarit..
është tjetër strategji
pa përgjegjësi.
Dy klubet kundërshtare kanë harruar se vendi i tyre quhet Shqipëri !
Papërgjegjshmëri…