MOS E DUAJ KOSOVËN “KREJTË” POR DUAJE VETEN – SHQIPËRINË

0
199
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

(Partitë politike shqiptare
si macet e mia besnike
)

Edhe, bëra krahasim mes maceve mia
Partive Politike Shqiptare. Gjithë jetën:
Lypin, si mace. Pamarrë parasysh, se:
Ende, janë barkzbrazura. Uri, nën sofër.

Macet, që ende i dua! Dhe, gjithë jetën
Nateditë, flej me to: Në shtrat. Shtëpi.
E, kaloj Natën mes shtrigave. Ëndrrave.

Imzot, Partitë politike qenkan si macet
E mia, hazdisura. Dalldisura politike?!…

(Partia ime Sot për Sot
është Poezia Erotike
)

Partia ime politike, Ehu! Sot, për Sot
Ende, është Poezia: Xhadia, Erotike.
Mund të thoni, ju: Dhe, Gratë Besnike.
Nuk ka problem. E pranoj, Shtegun:
E, Grave besnike, te “Parku i Grave”.

Megjithatë, Burra: Gruaja ime besnike
Sot për Sot, ende është: Poezia Erotike…

(Pandemia politike)

Ende, Sot: Nuk arriti të më shti në burg
Shteti i ”përbashkët”. Dje, komunist.
As, edhe Nesër: Shteti, Neokomunist
Pandemia politike: Rrasi, në karantinë.

Orë, policore. Dhe, masa Qeveritare
I mbylli tavernat. Ҫerdhet. Shkollat.
Universitetet. Edhe, “Parkun e Grave”
Gratë e mia besnike, burg shtëpiak.

Pandemia politike: Rrasi, në Karantinë…

(“Shitësi” i vajit ullirit
në Shkupin shqiptar
)

Edhe, vjen një “shitës” nga Pusteci
Nateditë, në “Bit – Pazar.” Shkup.
“Shetë: “,Vaj ulliri. Pazarin shqiptar.”

Dikur, tjetëri: “maqedonas”, “lypës”
Me torbën plotë arna, krahë.”Jetë.
Përderisa, çantën e kam plot krahut:
Lypësa. Dyluftime, në “Bit – Pazar”.
Po, të kesh raki rrushi. Shtamaverë
Urdhëro! Dhe, merri lekët “hallall”!

“Maqedonasi”, dikur edhe më thotë”:
Nuk e kam shitur, asnjë lapës kimik:
Nuk kam hëngër, sot as edhe bukë.
I nxjerrë disa lekë nga xhepi strukes
I them: Sot, haje një drekë festive!

Ende, shitësin e vajit ullirit shqiptar
Përditë e shoh me një torbë në Shkup.
Edhe, atë: “Maqedonasin” me lapsa.

Po, ende: Nuk shesin raki rrushi. Verë
Që, Unë t’i bëj bythekrye në Tavernë…

(Kohë kam për Gratë besnike
por jo edhe Koronavirusin
)

Adhuruesja, Dje: E poezive mia erotike
Më pyet: A, trembem nga Koronavirusi?
Jo, i përgjigjem. Nuk kam kohë, Mike:
Aspak rastë, nuk del për Gratë besnike
Mes librave mi, ende të “rrezikshëm”.

Adhurusja e poezive të mia, ende erotike
Më pyet: A, trembem nga Koronavirusi?
Jo, i përgjigjem: Nuk më lënë Gratë besnike
Dhe, poezitë e egra të “rrezikshme” erotike…

(Mos e duaj Kosovën “krejtë”
por duaje veten – Shqipërinë
)

Mike, mos e duaj Kosovën, “krejtë”
Por, duaje disi vetëveten si beqare!
Edhe, Sot: Gjeje një burrë azgan
Të të shërojë nga partitë politike.

Zonjushë, mos e duaj Kosovën Sot:
Po, gjeje: Një burrë besnik. Nesër!
Edhe, mos ndajë vota me PDK -ën
Sot, zjarr haptas na digjet mbi krye:
Dhe, shpëto nga partitë tona politike…

(Edhe del nga burgu Shutkës
kojshiu i rakisë rrushit
)

Edhe, delë nga burgu i Shutkës
Kojshiu, i rakisë rrushit. “Hallalli”.
Që, u printe Protestsave politike
Me Kimin. Hoxhën e Allahut.
Ballë, protestave me “Din e Iman”
Sot, bëjnë protestë festive partiake.

Reziku, troket: Tek, Dera e Madhe
U them: Urdhëroni! Sot, kam vetëm:
Raki rrushi, dhe mandarina pa gjethe…

(Kalosh Ҫeliku nuk blen
mandarina pa gjethe
)

I them, shitësit: Mati 3 kg. mandarina
Një kg. e zgjedh Unë vetë me gjethe:
Dhe, dy tjerat: zgjidhi vetë si tregtar.

Pajtohet shitësi “hallall”, i “Bit-Pazarit”
Dhe hopa, ua këputë gjethet mandarinave:
Tre binjakeve lindura, Sot: nga Natyra?!
I them: Ndal, mos i matë 3 kg. mandarina
E përfundova, pazarin. Shihemi, Nesër!

Kalosh Ҫeliku: Nuk blen pemë pa gjethe…

(Edhe Ky është Kalosh Ҫeliku)

Punemadhe, kush është Kaloah Ҫeliku:
Rrugaç. Kurvar, Shkrimtar. Poet, Rebel
Padyshim, edhe, mik i partive politike?!

Megjithatë, Është: Kalosh Ҫeliku. Rebel
Që, Sot haptas: Kopilin, ua lë pas dere.

Edhe, Ky është: Klosh Ҫeliku – Rebeli
Që, Sot: Haptas, Kopilin ua lë pas dere…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.