NDAHET NGA JETA GAZETARI RAMADAN BIGZA

0
2699
Ramadan Bigza

Sot në mesditë u nda nga jeta në Athinë, miku dhe kolegu ynë, gazetari i njohur Ramadan Bigza.

Dani sikur e thirrnim ne shokët dhe kolegët e tij, u nda nga jeta pa pritmas, sipasojë e një infrakti momental të pamëshirshëm.
Ramadan Bigza ishte një gazetar i njohur sportiv në Shqipëri dhe Greqi, si dhe redaktor në disa gazeta shqiptare në Greqi.

Dani ka shërbyer në gazetën Sporti Shqiptar dhe gazetën shqiptare në Athinë, “Gazeta e Athinës”, dhe vitet e fundit punoi deri në mbylljen e saj në gazetën “Albania Press”, si kryeredaktor.

Familja humbi njeriun e shtrenjtë të zemrës, por edhe miqtë e shokët humbën mikun e tyre të dashur, sportëdashësit dhe lexuesit humbën përçuesin e informacionit në të gjitha fushat. Ramadani ishte nji njeri i dashur dhei respektuar nga te gjithe, ishte nji pene brilante, e kujtoj qe ne vitet e rinisë ne studiot e Radio Shkodres si gazetar sportiv, kujtoj zerin e tij te embel.

Ramadan Bigza ishte nji gazetar qe i dha shume Shkodres, edhe ne mergim, ne çdo bisedë qe benim fliste per Shkodren, kujtonte koleget dhe miqtë, gjithmonë me thoshte: “Gjin a je ndigjue me Ndue Lazrin ne Itali, me Musa Kurtulen e Gasper Markun ne Shkoder, po me Arben Cokun a je nigjue, ishte djalë flori Arbeni dhe i vëllai Dashi.”

Ramadani donte te dinte per te gjithe, kenaqej kur i flisja mire, kujton nji takim qe patem ne Pistoia te Firences Une, Ndue Lazri dhe tashma i ndjeri Ramadan Bigza, nji takim qe kurre nuk do harrohet, paska qene takimi i fundit ne Itali me Danin, me kujtonte nji dreke mese shokesh dhe miqsh ne Hotel ‘Ambasadorin’ ne Laç te kurbinit.

Gjin u kenaqeme me Musan, Arbenin e Dashin, tek i hedh këto rreshta ne leter, e kam shumë te veshtirë, nuk dua ta besoj se Dani iku nga kjo jete, po, po e vertetë Ramadan Bigza na dha lamtumiren, duke lane pas emerin e mire, dashamiresin dhe sjelljen njerëzore dhe një pikëllim të madh për familjen dhe ne miqtë e tij.

Ngushllime familjes dhe të afërmve, miqve dhe shokëve të Danit. Rrugë të mbarë kolegu ynë! U prehsh në paqe mik i dashur! Tu bëftë dheu i lehtë! Pusho ne token Shqiptare, ne Shkodren qe aqe shume e deshe.

Lamtumirë miku ynë Ramadan Bigza!

Gjin Musa, gazetar në Romë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.