16.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj NDERIMET DHE FALËNDERIMET PËR SHBA, DUHET TË JENË TË SINQERTA JO VETEM...

NDERIMET DHE FALËNDERIMET PËR SHBA, DUHET TË JENË TË SINQERTA JO VETEM ME FJALË POR EDHE ME VEPRA…

1
318
US - Bill Clinton - military

Abas Fejzullahi Nga Abas Fejzullahi

Nderimet dhe falënderimet më të përzemërta e të sinqerta nga ana e shqiptarëve i meritojn SHBA-së dhe shtet tjera që na kanë ndihmuar e po na ndihmojnë.

Institucionet vendore dhe përgjësit e këtyre institucioneve poashtu duhet nderuar, jo vetem me fjalë e përmes shkresave, por nderimi më i madh do të ishte, me qeverisje të mirë të vendit me përgjegjësi në të gjitha drejtimet shtetërore.

Për fatin e keq të shqiptarëve dhe zhgënimin e miqëve ndërkombëtar dhe shtetit të Kosovës, në këto 13 vitet e fundit në veçanti ka mjaft të dhëna e dëshmi se ka ndodhur e kundërta…!

Faik Konica: Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara e shpëtoi Shqipërinë; shpëtuam nga tragjedia e copëtimit: dhe deklarata e haptë e Presidentit Wilson më 1920, që Shqipëria kish të drejtë të jetë indipendente dhe e lirë, i shtrëngoi Fuqitë e Mëdha të binden që t’i japin edhe një herë fund çështjes shqiptare. (Vepra 3, f. 260).”

Siç dihet, s’është hera e parë që SHBA-së kanë ndihmuar dhe shpëtuar popullin shqiptarë nga zhbërja e qënies së tyre biologjike dhe kombëtare, sepse trojet e tyre etnike, e kanë pasur siç thuhet Dreqin kojshi, Serbinë dhe Greqinë !

Në vazhdimsi, Serbia dhe Greqia në kohë dhe hapësirë kanë pushtuar e coptuar trojet e shqiptarëve vendor, që ende sot e kësaj dite shumicën e tyre i mbajnë të pushtuara, të tjetërsuar e të spastruar pothuajse tërsisht nga shqiptarët e të zëvendësuar me kolon pushtues, tue krye gjenocide nga më të ndryshme në kohë dhe hapësirë..!

Fatëbardhësia për shqiptarët e Kosovës ndodhi me 24 Larcor (Mars) të vitit 1999 me fillimin e jetësimit të ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së përmes Operacionit Allied Force.

Me 10 Qershor 1999 në Kosovë u jetësua hyrja e Forcave të bashkuara të NATO-së dhe detyruan largimin e Serbisë pushtuese nga Kosva. Do të ishte shumë e drejtë dhe e ndershme që:

10 Qershori të Shpallej e të fetohej si ditë e çlirimit për Kosovën dhe jo 17 Shkurti si datë që s’ ka asnjë lidhje me ndonjë ngjarje me rëndësi historike për lirinë e pavarësinë e Kosovës, përveq kohës së ftoht… dhe kurtheve me ndërskamca nga më të ndryshmet nga vet vendorët që kanë luftuar tinez e pas shpinës në forma e mënyra nga më të ndryshmet për të ardhur në pushtet, lidhur me këtë ekzistojn të dhëna e dëshmi të mjaftueshme që do të përmenden në vijim sipërfaqsisht..!

Nderime për të gjithë ata që ndihmuan e luftuan për lirinë e pavarësinë Kosovës në kohë dhe hapësirë.

Nderime të përhershme u takon kryetarëve të SHBA-së si: Woodrow Wilson, George H.W Bush, Georg e W. Bush i riu, Bill Clinton, pastaj komandantit të Forcave të NATO-së Wesley Clark, Joe Biden, por edhe veprimtarisë për bamirësi me përmasa botërore, Nobelistes për Paqë, Nënë Tereza, tani më Shënë Terza, Dr. Ibrahim Rugova, Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, kongresistet Eliot Engel, Peter King, Sue Kelly, Jim Moran, Joe Crowley, Sen. Mitch McConnell, Joseph J. DioGuardi & Carol DioGuardi dhe shumë veprimtarë tjerë.

Populli shqiptarë në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, është mirënjohës në vazhdimsi për SHBA-së dhe përkrahësit e saj, që Kosova u çliruar më 10 Qershor 1999 nga Serbia.

Është shumë i brengosur dhe i zhgënyer nga rrjedhatë e deritashme nga qeverisja e keqe vendore, tërsisht e pa përgjegjshme për gjendjen ekzistuese në Kosovë në të gjitha drejtimet, sidomos në Shtetformim, ku mungon jetësimi i Drejtësis, zhvillimi ekonomik, shëndetësor dhe arsimor..!

Nderimet dhe falënderimet më të sinqera, duhet t’i kishin bërë në mënyrë institucionale përgjegjësit e institucioneve shtetërore të Kosovës, në veçanti që nga data e 17 Shkurtit 2008, kur për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës nga kurvendarët pjesëmarrës, Shpallën Kosovën Shtet të pavarur e Demokratik, të cilët në bashkëqeverisen keq e për faqe të zezë, Kosovën për 13 vite me rradhë, përhapen sëmurjen e keqe (kancerin) përmes qeverisjes së keqe në të gjitha drejtimet keqpërdorimet, krimin e organizuar ekonomik e politik tue përhap ate si pandemi…!

Rriten papunësinë dhe varfrimin e qytetarëve, mbingarkuan administratën shtetërore me të punësuar të përkrahësve partiak, shkatrruan pasurin shoqërore përmes privatizimit u pasuruan dhe përmes shpalljeve të konkurseve (tenderave) u bënë milionerë rrënuan Drejtësinë, Arsimin dhe Shëndetsin tri shtyllat kryesore, të shtetndërtimit.

Për të gjitha këto që u përmenden shkurtimisht, është folur haptas në Kuvendin e Kosovës qe 13 vite rrjesht. Pushshtetarët që kanë qeverisur në këto 13 vitet e fundit të bashkuar sipas përkatësvive të partive politike janë përgjegjësit kryesor dhe mbajnë përgjegjësi për gjendjen ekzistuese në Kosovë..!

Përgjegjsia u bie edhe atyre që heshten e bashkëqeverisen me ata të cilët në qershor të vitit 2000 kërkuan nga administratori ndërkombëtar aso kohe në Kosovë Bernard Kouchner, zhbërjen e Republikës së Kosovës të Shpallur nga Kuvendarët e Kuvendit të asaj kohe të KSAK që më 7 Frytor 1990 në Kaçanik Shpallen Kosovën Republikë dhe bënë miratimin e Kushtetutes të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, që në vazhdimsi e kanë penguar për arsye kryesore se kryeparin e Kosovës të zgjedhur edhe me Referendumin gjithëpopullor Dr, Ibrahim Rugava ishte njëri më i urryer i tyre..!

Ja arrijten qëllimit dhe për të hy vet në histori me rrena e me dredhi, Shpallën Kosovën Republikë për herën e dytë më 17 Shkurt 2008. Kështu që edhe ata që bashkëqeverisen me këta dhe heshten mbajnë përgjegjësinë e tyre dhe sipas kërkesës së Serbisë të njejtit e hiqen Republikën me FUSNOTË, që Kosova jashta vendit emërtohet si Kosovo, siq e quajn serbët e jo Kosova siq e quajn shqiptarët.

Faik Konica nga përvoja dhe njohja e pushtetarëve dhe politikuajve shqiptarë mes tjerash ka thënie shumë të qëlluar, që edhe sot u bie përshtati qeveritarëve shqiptarë si në Kosovë edhe në Shqipëri:

Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. (Albania 1, vëllim A, 1897).“

1 KOMENT

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.