NDRYSHIMET KUSHTETUESE NË MAQEDONI DHE MOHIMI I REALITETIT TË KRIJUAR

0
329

Abdulla Mehmeti

Një qeveri që nuk e njeh realitetin e ri të krijuar, nuk mund të sigurojë ardhmëri për vetveten, jo më të sigurojë jetë për të gjithë dhe të ardhme më të mirë për qytetarët e shtetit!

Si ka mundësi që Qeveria e Maqedonisë të mos i përfshijë në ndryshimet e reja kushtetuese çështjet të cilat janë të domosdoshme të përfshihen, pasi që është krijuar realiteti ri pas ndryshimeve të fundit kushtetuese të vitit 2001, si:

1. Pavarësia e Republikës së Kosovës, të cilën e ka njohur Republika e Maqedonisë dhe detyrohet ta rregullojë këtë çështje me Kushtetutë, si shtet fqinj me të cilin kufizohet Maqedonia Veriore.

2. Çështja e arsimimit të lartë universitar në gjuhën amtare shqipe, pas miratimit të Ligjit për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, në vitin 2004, si edhe themelimi i institucioneve të tjera të arsimit të lartë me mësim në gjuhën shqipe, si Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti „Nëna Terezë“ etj.

Rastet tjera le t’i hulumtojnë ekspertët e së drejtës kushtetuese!

(4 nëntor 2018)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.