Në konkursin ndërkombëtar për poezi “Arti” e Ulqinit

0
1017

Vendi i parë i takoi Fatmire Durakut për poezinë “Një petrit prek qiellin nga një ulli

Në konkursin ndërkombëtar të 6-të të poezisë “Libraria Arti” e Ulqint, në të cilinë morën pjesë 20 autorë, me 40 poezi, që për tematikë kishin ullirin, u ndanë disa shpërblime.

Shpërblimin i parë i takoi Fatmire Duraku nga Prishtina për poezinë “Një petrit prek qiellin nga një ulli”, shpërblimin e dytë e fitoi poezia “Papirusi i kështjellës së rërës” i Argëzon Sulejmanit nga Ulqini, shpërblimin e tretë e mori poezia “Ullinjtë e jetës” e Oralda Lahe nga Fieri.

Juria ndau dhe shpërblimin special, i cili i takoi Dino Kubati nga Athina, ndërsa çmimi për kontribut artistik i takoi Hajredin Kovaçit nga Ulqini.

Poezitë nga ky konkurs do të botoben në një vëllim të veçantë me titull “Ulliri”.

Redaksia “Arti”, Ulqin

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.