NËN NDIKIN E PARASË, HUQ AKTIVITETI

0
1018

LSHK – Prishtinë

Ismet TAHIRAJ

Mbledhja qe u mbajt para do kohe pati për efktiv zhvillimin e mbarë kulturor e artistik, mbi gjitha këto ngecin paratë

Pse po injorohet LSHK – pyet shkrimtari Rushit Ramabaja. E për ta diskutuar këtë e çështje dhe problemet tjera, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, u mblodh kuvendi i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës. Si çështje më problematike këta e vlerësuan financimin. Për këtë pakënaqësi këta po e fajësojnë nivelin qendror por edhe atë lokal. E një problem tjetër që ky kuvend e diskutoi ishte edhe çështja e mos pasjes së një godine, ku ata të ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Në fakt në objektin ku dikur ata punonin ishte ish Hotel Union, tashmë është privatizuar nga disa biznismen shqiptaro-italian.

Por sipas kryetares së kryesisë Dr. Flora Brovina me marrëveshje shkrimtareve u takon shfrytëzimi për 13 vjet i 200 metrave katrorë të objektit, ku tashmë operon Beneton. E pas shumë diskutimesh me pronarët e kësaj të fundit kanë ardhur në një propozim marrëveshje. Megjithatë shkrimtarët nuk e pranuan këtë ofertë dhe u mor vendim që çështja të dërgohet në Gjykatën Themelore -Departamenti ekonomik, me propozimin e shkrimtarit Flori Bruqi.

Për fund u tha se do të kërkohet takim me ministrinë e kulturës për t’i shpalosur ankesat e tyre, ndërsa shkrimtari Rushit Ramabaja, kërkoi që të kërkohet shkarkimi i ministrit të kulturës Shala, për mos lejim të buxhetit të mjaftueshëm për LSHK.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.