Nese viteve të 90-ta, njerëzit kan ikur nga vatrat e luftës, tash po ikin nga mungesa e shpresës…

0
504
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Sikur e kaluara po kthehet në hapësirat ballkanike. Popujt e rajonit nuk kanë nxjerrë mësime të duhura nga ngjarjet tragjike, më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë. E ardhmja nuk ndërtohet, nese nuk kemi mësuar nga e kaluara jonë e vështirë, së ishim për 90 vite nën okupim. Çka është edhe me keq, po kthemi në vitet e 90-ta, kur na ishin mbyllur shumë rrugët e prosperitetit për të ardhmen.

Dihet së etnonacionalizmi i tërbuar serb, dërgoi më mijëra njerëz në vdekje, shumë mbeten të gjymtuar, me mijëra ose më shumë u ndan nga më të dashurit e vet, duke i lënë përjetë të palumtur. Kjo u harrua shpejt ! Nese armiqë i kemi pasur dhe i kemi serbët, gjithnjë e më shumë po armiqësohemi edhe më njëri-tjetrin që është tragjike. Po theksohen ndarjet mbi baza partiake, ndarjët në tradhëtar dhe patriotë, po kemi ndarje mbi baza krahinore e regjionale, e që nuk ish dashur të na ndodhin në asnjë mënyrë. Këtyre mbrapshtive shumë i kanë kontribuar ata që erdhën në pushtete, së kështu edhe sunduan më lehtë më masën ?!

Ndarja më e keqe e mundshme, e cila është duke na dëmtuar, është ndarja në “Krahun e Luftës’, dhe në “Krahun Pacifist”, e të cilat teori sipas meje, nuk qendrojnë. Nuk janë të qëndrushme së mbi 90 përqind të popullatës i kanë kontribuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nese dikush ka bërë më shumë së tjetri këtë duhet përshëndetur, e jo kjo të shëndrrohet në armiqësi të hapur. Si duket logjika e fiseve ende nuk është flakur. Hapja e plagëve të vjetra të armiqësive nuk na duhen, së shumë ua kemi pa sherrin.

Këto plagë ishin dhe kan mbetur kunder interesit nacional të shqiptareve në Ballkan. Kthimi në logjikën e kaluar, po na pamundëson zhvillim të ekonomisë, po na pengon në zgjidhjën e problemeve sociale, dhe as që mund të flasim këtu për avansimin e procese demokratike. Sot, paralelisht po ballafaqohemi më urrejtje të armiqëve tanë, po ballafaqohemi edhe më urrejtën tanë?! Po na shkelën madje edhe liritë elementare njerëzore. Po e durojmë mjerimin social dhe nënqmimet nga oligarkia politiko-financiare.

Na ka kapluar korrupcioni dhe nepotizmi etj. Si duket të gjitha këto po i vijnë këtij populli si “dënim” për mos vetëdijësim nga mashtrimet e vazhdueshme, të atyre që po i zgjedhim në krye të shtetit. Po përballemi më një gjendje gadi kaotike… E kështu vështirë që do ta kapim trenin e fundit evropian. Shihet së votuam ashiqare nga mos dija jonë së vota është e shejtë, e disa votuan për të realizuar interesa përsonale. Dhe, kështu pas secilës palë të zgjedhjeve rishtazi u mashtruam dhe u manipuluam.

Kjo nuk e amniston askend në pikëpamje politike dhe morale, për gjendjën e përgjithshme jo të mirë në Kosovë. Një të ardhme të tillë pak kush e ka paramenduar. Edhe pas 20 vitesh në vend të prosperimit, po na shtohen vuajtjët, po groposët gjithnjë e më shumë ajo që jetën e bën të mirë. Këta politikanë sikur kan hequr dorë nga katarza pozitive, nuk kan nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e shqiptarëve. Nese viteve të 90-ta njerëzit kanë ikur nga vatrat e luftës, tash po ikin nga pa shpresa…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.