NESER-PARADA KUQ E ZI – TË SHTUNËN NË 6 AVE-43th Rd

0
502
UÇK - KLA

JUNE 8, 2018, BY Dalip GRECAGazetaDielli.com

KUJTESE PER VATRANET DHE KOMUNITETIN – PARADA KUQ E ZI
– TË SHTUNËN NË 6 AVE-43th Rd/

PARADA SHQIPTARE

Ditën e Shtunë, 9 qershor, që në mëngjes në orën 9.00 Am nis festa kuq e zi. Organizohet në Avenunë e 6-të, Manhattan, Parada e udhëhequr prej Rrënjëve Shqiptare – ALBANIAN ROOTS.

Si për cdo vit shqiptarët janë “NJËSHI” i Paradës së Emigrantëve. Muzika shqiptare, veshjet kuq e zi, Flamujt Kombëtar dhe ata Amerikanë, zotërojnë Avenjunë “Amerika”… Bëhuni Pjesë e kësaj Parade. Sillni fëmijët Tuaj aty. Bëjini që të ndjehen krenarë fëmijët, nipërit dhe mbesat me Kombin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe Nënë Terezës… Bëjini që të krenohen me Kombin Shqiptar. I vishni kuq e zi ata!

Të dashur Vatranë,

Bëhuni pjesë e kësaj Parade, ku lartësohet jo vetëm imazhi i Vatrës, por dhe imazhi i Kombit shqiptar. Përfaqësojeni me dinjitet Vatrën Shqiptare, e cila është nismëtarja e paradave në SHBA, që më 1917 në Boston, kur Banda Muzikore ”VARA” dhe Trupat Vullnetare, parakalonin në Boston. Dhe 3 vite më vonë, më 1920 do të udhëtonin drejt Shqipërisë për të mbrojtë Shqipërinë e Jugut dhe për t’u bërë pjesë e luftëtarëve në Luftën e Vlorës… Banda e shtetit shqiptar s’ishte gjë tjetër vecse Banda e Vatrës…

Le ta çojmë më tej atë cfarë bënë paraardhësit tanë.

Bashkatdhetarë

Le të shpenzojmë 3-4 orë dhe të lartësojmë imazhin e Kombit tonë në sytë e amerikanëve dhe le të bëhemi ambasadorë masiv të Kombit tonë, duke i dhënë dhe një mësim të mirë klasës politike dhe shteteve shqiptare në vendlindje se si i shërbehet Kombit.

Bashkohuni të Shtunën, 9 qershor, Ora 9.00 am, në 43 Street and 6th Avenue.

Vishuni Kuq e zi… Merrni flamuj Kombëtar dhe Amerikanë me vete!

Kjo Paradë i kushtohet UÇK-s.

Krenarë që Jemi Shqiptarë!

Dërgoi për publikim, Frank Shkreli, gazetar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.