Nga lufta e deri te droga

0
44
Ilir Muharremi - Ti - Roman

Një i ri që shkon në luftën e fundit në Kosovë, përjeton trauma ekstreme nga ato imazhe që i sheh. Kur kthehet në Shqipëri, ai drogohet me qëllim për t’i harruar traumat. Në vazhdim të romanit, gjendja e tij mentale dhe fizike rëndohet sa që edhe e dashura e tij futet në drogë. Qëllimi i romanit “Ti” të Ilir Muharremit, është që të rinjtë t’i shohin pasojat e drogës dhe mos të përdorin drogë. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

U drogova shumë. Kur u zgjova e gjeta veten në një ulëse parku, afër meje ishte një hapësirë e mbushur me ujë, ishte një liqe, dhe uji ishte shumë i qetë. Nganjëherë insektet e turbullonin qetësinë. Një peizazh artistik. U ula në ulëse, e mbështeta pjesën e poshtme të kurrizit. Në dorën e majtë qëndronte e varur shiringa. E hoqa nga dora dhe e hodha në liqe.U nisa për në shtëpi. Disi erdha mezi si zvarrë dhe i lodhur nga droga. Sapo u afrova, e pashë Marinë të ulur në asfalt. Ishte komplet e droguar. U afrova, e kapa për beli, ajo e mbështeti kokën në krahërorin tim…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.