O DET

0
301
Xheva Salihaj

O DET

Me merr rrembyeshem, o det!
Në gjirin tënd më merr,
Më fundos thellë e t’i harroj të gjitha vuajtjet, Të lutem,veç për një moment.

Më merr, o det
Në kaltërsine tënde të lundroj,
Të shoh veç njëhere aty brenda
si jetohet,
Pastaj,ngadale ti me lësho,
T’i mar prap dhimbjet e të largohem
..
Tani jam mesuar,
Më janë bërë udhëtare të jetës.
Më kapën kaq furishëm,ma lënduan..
Ma vranë, loçkën e zemrës.

Jeta ime, e mbushur
plot me vuajtje e trishtim,
Sa rënduar jane dhe retë.
Dua të të fut thellë në shpirtin tim,
Të lundroj mbi valët e tua qetë qetë..

Oh, sa shumë dua O DET!

Dua të derdhem në gjirin tënd.
Të iki larg nga hallet e mia.
Erdha të dëfrehem te ty,o det,
Të më marrësh ngrohtë, ngrohtë,
Të gropos aty,ëndrrat e këqija.

Jam strehuar përgjatë lumenjve.
Nga dermimi,etja e tharë.
Tashme të lagem dua me ujin e kripur, të kristalte.
Dua të freskohem
Me të tënden valë.

Oh,sa jam e etur,
për të freskur shpirtin,
Me vite më mungoi ky fllad,
Freskia, sikur te unë e humbi rrugën,
Ndaj të kërkoj e do të kërkoj pa u ndalë…

– poezi nga Xheva Salihaj

Dërgoi për publikim, Denisa Caka

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.