O Jezus, më mëso të jem si Ti!

0
574

Kur më duhet të hesht,
o Jezus, më mëso të hesht si Ti!
Kur më duhet të flas,
o Jezus, më mëso të flas si Ti!
Kur më duhet të shërbej,
o Jezus, më mëso të shërbej si Ti!
Kur më duhet të ec,
o Jezus, më mëso të ec si Ti!

Kur të rrëzohem nga pesha e kryqit tim,
o Jezus, më mëso të ngrihem si Ti!
Kur më duhet të rri,
o Jezus, më mëso të rri si Ti!
Kur më duhet të studjoj,
o Jezus, më mëso të studjoj si Ti!
Kur më duhet të lutem,
o Jezus, më mëso të lutem si Ti!
Kur më duhet të fal,
o Jezus, më mëso të fal si Ti!

Kur më duhet të dua,
o Jezus, më mëso të dua si Ti!
Kur më duhet të pushoj,
o Jezus, më mëso të pushoj si Ti!
Kur më duhet të falënderoj,
o Jezus, më mëso të falënderoj si Ti!
Kur më duhet të edukoj më të vegjëlit e më të rinjtë,
o Jezus, më ndihmo t’i edukoj si Ti!
Kur më duhet të pranoj dhimbjen dhe Kryqin,
o Jezus, më mëso t’i pranoj si Ti!

Më në fund, i dashuri im Jezus,
më mëso të mendoj, të flas e të veproj si Ti,
deri në frymëmarrjen time të fundit!
E kur të më duhet të kaloj nga kjo botë,
o Jezus, më mëso të kaloj si Ti!
Që në çdo rrethanë të zakonshme dhe të papritur,
o Jezus, të mund veproj si Ti!
Sepse vetëm kështu unë do të mund të jem i lumtur plotësisht
tani e në përjetësi! Amen! Aleluja!

Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 08.11.2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.